Sinani: 18 qershori 1999 dita kur Kamenica frymoj lirshëm

Kamenicë – Begzad Sinani ka thënë se 18 qershori i vitit 1999 ishte dita kur qytetarët e Komunës sonë përfundimisht frymuan lirshëm nga dhuna dhe agresioni pushtues serb, ishte dita kur qytetaret e Komunës sonë pas përpjekjeve gati shekullore e realizuan aspiratën e vet nacionale për liri e demokraci.
Komuna e Kamenicës me aktivitete të shumta dhe në kuadër të Manifestimit “Qershori і Lirisë” po shënon edhe 15 vjetorin e ditës së çlirimit të saj.
Begzad Sinani kryetar i komunës ka thënë se sot është përvjetori i 15-të i ditës së çlirimit dhe nga mbarimi i luftës, kjo ditë në komunën e Kamenicës shënohet si ditë e veçantë dhe kjo ditë solli përjetime të paharrueshme.
Sinani ka thënë se 18 qershori i vitit 1999 ishte dita kur qytetarët e Komunës sonë përfundimisht frymuan lirshëm nga dhuna dhe agresioni pushtues serb, ishte dita kur qytetaret e Komunës sonë pas përpjekjeve gati shekullore e realizuan aspiratën e vet nacionale për liri e demokraci.
“Në këtë ditë të lavdishme, duke kujtuar të kaluarën dhe historinë, ne ia kujtojmë vetës obligimet që kemi ndaj të gjithë atyre që ranë, u sakrifikuan dhe kontribuuan për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës” ka shtuar Sinani.
Sinani ka shtuar se Komuna e Kamenicës dhe udhëheqja e saj, kaloi edhe një vit të suksesshëm të veprimit të saj.Ka ngritur kapacitetet në shërbim të qytetarëve dhe në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme. Shfrytëzoj rastin, t`ju ftoj, qytetarë të nderuar që të bëheni pjesë aktive e ndihmesës për funksionimin sa më cilësor të pushtetit komunal, duke marrë pjesë aktive ne vendimmarrje, që komuna, por edhe ligji ju mundëson, duke filluar nga takimet e drejtpërdrejta që kryetari i komunës mban gjatë vitit, por edhe në takimet e drejtpërdrejta përgjatë tërë orarit të punës, që kryetari ofron, përkundër angazhimeve të shumta që kam”.
Sinani ka thënë se ne ju detyrohemi qytetarë të nderuar, ngase ne jemi për t`ju shërbyer atyre. “Vetëm duke synuar realizimin e këtyre qëllimeve, ne do të jemi afër konsolidimit të komunës dhe shtetit tonë”.
Në fund Sinani ka shprehur edhe një herë gëzimin dhe mburrjen për këtë festë të madhe që sot ka komuna e Kamenicës.”Ju ftoj që të gjithë së bashku të kontribuojmë në realizimin e aspiratave tona për një komunë të zhvilluar. Uroj që pesëmbëdhjetë vjetori i çlirimit të komunës dhe vendit tonë në përgjithësi, të sjellë më shumë paqe, stabilitet e begati atdheut tonë të dashur, Republikës së Kosovës” ka shtuar Sinani./rajonipress/