Hidromorava

Sinan Vllasaliu i pa ndalshëm, me tri projekte para festave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sinan Vllasaliu do të vijë me disa projekte të reja muzikore për fundvit.

Këngëtari i njohur shqiptar, i pëlqyer nga të gjitha moshat, do të shpërblejë adhuruesit e muzikës së tij me disa këngë të reja.

Dy nga këngët do të publikohen sot, të realizuara me video për programet dedikuar festave të fundvitit, shkruan GazetaExpress.

“Anulohet dasma” mban titullin balada më e re e “ mbretit të baladave”, e cila na sjell një histori që do të prek shumë zemra, por do të sjell shumë ritëm me këngën tjetër të titulluar “Boom”, pasi kënga është shumë ritmike.

Të dy projektet janë nga dora e mjeshtrit Ilir Berani ndërsa të orkestruara nga Wirusi.

ARKATANA

Por kjo nuk është e tëra, artisti përkundër angazhimeve të shumta në mbrëmje e koncerte nuk ndalet së punuari edhe në të tjera projekte.

I treti me radhë gjatë kësaj periudhe do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin Meda.

Kënga që ka bashkuar dyshen fantastike do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e së cilit kanë filluar tashmë dhe për publikun pritet të jetë gati brenda pak ditësh.

Ndryshe ka vetëm dy javë që Sinan Vllasaliu solli këngën “Amanet” të realizuar me videoklip dhe mori pëlqyeshmëri të madhe të publikut. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.