Fundamenti

Simonovski e Kryeziu largohen nga Drita

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Marko Simonovski dhe Almir Kryeziu janë dy lojtarët e radhës që janë larguar nga skuadra e Dritës.

Njoftimin për largimin e dy futbollistëve e bëri klubi i Dritës në Facebook. Skuadra e Dritës i ka falënderuar lojtarët për kontributin e dhënë tek klubi “bardhekaltër”.

FIDANISHTJA

Simonovski ishte pjesë e Dritës prej edicionit 2021/22, ndërsa në total për ekipin gjilanas ka shënuar 32 gola dhe ka bërë 6 asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat. Ndërsa, Kryeziu tek Drita qëndroi për dy stinore.

Kryeziu pas largimit nga Drita, ka deklaruar. “Dua ta falënderoj klubin për bashkëpunimin, trajnerin, stafin mjekësor, ekonomët dhe gjithë ata që kanë dhënë kontribut për klubin. Falënderim të veçantë për tifozët ‘Intelektualët’, të cilët i kanë qëndruar pran klubit në çdo kohë. Klubit i uroj suksese në arritjen e synimeve të veta”. Simonovski e Kryeziu iu bashkuan lojtarëve që u larguan nga Drita brenda pak ditësh pas Hamdi Namanit, Ilir Blakçorit e Ardian Limanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.