Fundamenti

Simbolika e simboleve

/ 2 minuta lexim

Çështja e simboleve- kundërshtimit, mbrojtjes apo modifikimit të tyre, është ngritur shpeshëherë në Kosovë. Qysh në kohën e Jugosllavisë socialiste, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, para së gjithash Flamurit Kombëtar, ka qenë çështje e tensionuar politike.

Më pas, në kohën e represionit shtetëror serb, ku Jugosllavia tashmë po shpërbëhej, shqiptarët e Kosovës janë shquar për kundërshtimin e simboleve të imponuara nacionale serbe, duke krijuar edhe simbolet e veta politike të rezistencës: dy gishtat e ngritur lart në formën e shkronjës V më shenjë fitoreje dhe paqeje.

Lufta e Kosovës solli simbolet e veta, prej shfaqjes së UÇK-së, deri tek intervenimi i Nato-s, por fundi i luftës dhe dëgimi i forcave nuk solli edhe fundin e betejës edhe për simbolet, shkruan Koha Ditore.

Nëse dikush i refuzon simbolet e një bashkësie, qëllimi i tij është të bëjë me dije se ai nuk e pranon as bashkësinë, thotë sociologu Blerim Latifi.

Mobi Casa

Ai ka cituar mendimtarin gjerman Ernest Kasirer i cili ka thënë se “njeriu është qenie simbolike’, “Po ja hoqët simbolet s’mbetet gjë prej tij. Kjo duhet të vlejë edhe për shtetin”.

“Funksionet e simboleve janë të njëjta edhe kur bëhet fjalë për forma të tilla të bashkësisë njerëzore sikurse janë kombet apo shtetet. Përmes gjuhës së simbolee një komb apo shtet ua transmeton pjesëtarëve të tij, por edhe kombeve tjera kuptimin e ekzistenvës së tij, lindjes së tij apo qëllimeve të tij. Simbolet janë si hierogliflet e egjiptianëve të lashtë: pas cdo figure qëndron një domethënie politike e historike”, thotë Latifi.

Sipas Latifit, simbolet e shtetit te Kosovws janw mes dy zjarresh: mes nacionalizmit serb dhe nacionalizmit shqiptar./Koha Ditore/