Eko Higjiena

Simboli i eksodit, Sherife Luta rrëfen vuajtjet e refugjatëve kosovarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sherife Luta u kthye sërish në Bllacë. Por kësaj radhe jo si refugjate por për të kujtuar 24-vjetorin e ekzodit masiv të popullatës shqiptare.

Sherifja ka rrëfyer për Ekonomia Online tmerrin që ka përjetuar ajo gjatë asaj kohe.Si 24 vjeçare, Sherife Luta që u bë simbol i eksodit kosovar gjatë luftës, tregon për vuajtjet e rrugëtimit të kolonave me njerëz drejt kampit të Bllacës në Luftën e Kosovës.

Eco Higjiena

“Kam ardh 24-vjetorin që e ka përjetuar populli shqiptar. Kam ardh me i vizitua ato vuajtje e dhimbje që kemi përjetuar, unë dhe ato e tërë Kosova dhe ato vuajtje nuk bën t’i harrojmë dhe nëse harrojmë nuk mundemi të mbërrijmë përpara”.“I kujtoj me dhimbje, vuajtje e me hjeka. Kam me vdek e s’do t’i harroj ato vuajtje që i kam përjetuar unë dhe tërë populli shqiptar. Ka qenë kohë e vështirë, sepse kemi udhëtuar shumë, kemi qenë me fëmijë”, u shpreh Luta, teksa thotë se për tre muaj nuk e ka ditur asgjë për bashkëshortin e saj.“Burrin tre muaj nuk e kam takuar dhe pas tre muajve e kam marrë vesh që është i plagosur”, tha ajo për EO.

E vetë bashkëshorti i saj, Mirrot Luta, thotë se si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për muaj të tërë nuk e ka ditë nëse e ka gjallë dikë nga familja.“Ne e kujtojmë me dhimbje, ka qenë një tragjedi e madhe. Nuk e ka besu askush sepse ka qenë luftë. S’kemi pas informata katër, pesë muaj sepse nuk kemi pas komunikime, vetëm njerëzit na tregonin se janë në Shkup apo Tetovë”, thotë Luta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.