RCCOLA

Simbolet shtetërore nuk ndryshohen

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Simbolet shtetërore, flamuri e himni të nxjerra shtatë vjet më parë kur Kosova u bë shtet i pavarur, nuk pritet të ndryshojnë gjatë këtij mandati qeverisës. Ndonëse në kohën e garës elektorale ishin dhënë premtime për ndryshim të simboleve shtetërore, të cilët synohej se do të përfaqësonin identitetin dhe vullnetin e popullit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë shpejt.

Ishin përfaqësuesit e LDK-së ata që kanë premtuar se do ta institucionalizojnë “Flamurin dardan dhe himnin e presidentit Rugova – Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”.

Mobi Casa

Por, zyrtarë të subjekteve politike, analistë dhe kompozitorë të ndryshëm ndonëse theksojnë domosdoshmërinë e ndryshimit të simboleve shtetërore, janë skeptikë se kjo do të ndodhë gjatë kësaj qeverisjeje./zeri/