Uji Dea

“Silnet” fitues i Çmimit “Film Flaka”, Arben Llapashtica fitues i “Foto Flaka”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Filmi i metrazhit të shkurtër “Silent”, i autorit Luan Radoniqi, është fitues i çmimit për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit “Film Flaka 2018” që është manifestim përcjellës i “Flakës së Janarit 2018”.

Ky është Festivali i Tretë me radhë e në hapje të Festivalit, Burim Baftiu, përgjegjës për këtë ngjarje, ka thënë se në mbrëmjen e Festivalit të Filmit do të shfaqen nëntë filma të ndryshëm, kurse juria në përbërje Rron Ismajli, Blerta Hyseni dhe Durim Kryeziu kanë përgjegjësinë e zgjedhjet së filmit më të mirë.

“Sivjet vije edhe një premierë nga Maqedonia”, ka thënë Baftiu, që u ka uruar shikim të këndshëm të pranishmëve.

Më pas me radhë janë shfaqur filmat: ”The Garbage” me autor Kushtrim Asllani, “Silent (poster)” i Lum Radoniqi, “Institucioni i Andrrave” – Trëndelinë Halili, “A Performance” i Dritëro Mehmetajt, “Reporteri” i Leotrim Idrizit, “Antena” i Gentian Koçit, “The Junction” i Xhelal Halitit, “Taxi” i Arben Fejzullahut dhe “Fatalist” i Edin Aliajt.

Uji Dea

Festivalin e Filmit “Film Flaka” e ka përmbyllur Shpresa Kurteshi – Emini, e cila tha se “Flaka e Janarit” është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore ndër shqiptarë, kurse ky festival ka përkuar edhe me 70-vjetorin e rënies së Haki Efendi Sermaxhajt.

Edhe Bashkim Nexhepi, udhëheqës i Këshillit Drejtues të “Flaka..” ka thënë se sivjet ka pasur prurje shumë cilësore dhe se publiku ka shijuar vlera të mirëfillta kulturore.

Ndryshe, në këtë mbrëmje është ndarë edhe çmimi për fotografinë më të mirë në kuadër të “Foto Flaka” dhe këtë çmim e mori Arben Llapashtica. Ekspozita me fotografi po qëndron e hapur në hollin e Teatrit të Qytetit në Gjilan.

“Flaka e Janarit 2018” këtë të diele vazhdon me manifestimin “Xixat e Flakës”, Festival i Këngës për Fëmijë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.