Fundamenti

Sikur Robin Hudi: Dollarët e vjedhura u hedhin të varfërve!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Në rrethana normale plaçkitësit ikin pasi të kenë sulmuar bankën. Ndërsa këta erdhën te ne dhe na ndihmuan”

Në mëngjesin e të mërkurës, një Volvo e zezë po ikte me shpejtësi nëpër rrugët e Los Angjelosit, e ndjekur nga disa makina të policisë. Pak më parë në Santa Clarita ishte plaçkitur një filialë e Bank of America. Por, kjo ndjekje bëhet më interesante në momentin kur personat që ndodheshin në makinën e zezë fillojnë të hedhin kartmonedha dollarësh për dritare!

Në këtë mënyrë plaçkitësit shpresonin t`u iknin ndjekësve të tyre.

ARKATANA

Por, të vetmit që përfituan nga kjo “shpërndarje zemërgjerë” parash ishin banorët lokalë, të cilët ishin dëshmitarë të kësaj ndjekjeje. Ata morën sa mundën nga këto para të hedhura, ndërsa pas disa orësh ndjekje, policia ia doli t`i arrestonte plaçkitësit.

Banorët e lagjes së varfër ku ndodhi kjo ngjarje e rrallë shprehen të lumtur. “Jam shumë i gëzuar që këta njerëz erdhën në lagjen tonë dhe na dhuruan të holla”, i ka thënë një grua e lagjes gazetës Huffington Post. “Në rrethana normale plaçkitësit ikin pasi të kenë sulmuar bankën. Ndërsa këta erdhën te ne dhe na ndihmuan”, ka shtuar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.