Fundamenti

“Sikleti” i Eurovision-it zë edhe Anxhela Peristerin, por ç’kuptim ka “Karma” e saj?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të jetë ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

Kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e vitit që lamë pas, mban titullin “Karma”, e cila do të prezantojë shtetin shqiptar në Festivalin Evropian.

Pak ditë më parë ajo ka publikuar videoklipin zyrtar për këngën ‘Karma” me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në festivalin më të madhe evropian, “Eurovision”. Përveç videoklipit që është punuar me detaje, duket se Anxhela ka bërë disa ndryshime nga versioni i parë i këngës me të cilën u prezantua në “Festivalin e Këngës”. Versioni final duket akoma më i fuqishëm dhe është pëlqyer shumë nga fansat e festivalit, ndërsa këngëtarja ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

Së fundmi, artistja ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, në gjuhën angleze.

ARKATANA

Përgjatë intervistës për “WiWibloggs”, këngëtarja po shpjegonte kuptimin e videoklipit dhë këngës së saj “Karma”, mirëpo një moment ajo nuk ka arritur që të gjejë fjalën e duhur në gjuhën angleze dhe këtë fjalë e ka shpjeguar në një mënyrë më të gjërë.

Kuptimi në shqip i fjalës “karma” është: Fati i mirë a i keq i dikujt që shihet si rezultat i një veprimi a disa veprave të tij.

Kujtojmë se vitet e kaluara këngëtaret Eneida Tarifa dhe Jonida Maliqi na përfaqësuan në “Eurovision” dhe në intervistat e dhëna nuk paraqitën aftësi shumë të mira në gjuhën angleze, dhe u komentuan masivisht në rrjete sociale.

https://streamable.com/hz80he

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.