Fundamenti

Sigurohet Abetarja falas për nxënësit e Luginës së Preshevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) është mbajtur takim i përbashkët mes kryetarit të KKSH-së Galip Beqirit, përfaqësuesve të shtëpisë botuese “Klett” dhe drejtorëve të shkollave fillore në gjuhën e shqipe në Luginën e Preshevës.

Pas një angazhimi rreth sigurimit të teksteve falas, të enjten është siguruar edhe Abetarja me fletore pune për gjitha shkollat fillore në gjuhën shqipe.

United Hospital

“Edhe pse tashmë një muaj ka filluar procesi edukativo-arsimor, edhe pse me vonesë, kemi arritur ti sigurojmë librin bazë të filloristëve Abetaren dhe fletore pune. Të vetëdijshëm se mbeten ende për t’u bërë. Pra për tu siguruar, jo vetëm tekste falas nga klasa e pare deri në të katërtën, por ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar për të siguruar edhe të gjitha librat shkollor, si për shkollat fillore ashtu edhe për të mesmen”, është shprehur Beqiri pas takimit, transmeton Titulli.

Disa shkolla, përkatësisht nxënës tashmë kanë blerë Abetaren me fletore pune. Mirëpo, përfaqësuesit e shtëpisë botuese “Klett” kanë lidhur kontratë për të bërë refundimin e mjeteve për të gjitha ato shkolla që kanë blerë dhe se përmes drejtorive do të bëhet refundimi ndaj nxënësve që kanë shpenzuar të holla për blerjen e Abetares./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.