Fundamenti

Sigurimet shëndetësore paguhen nga korriku

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga muaji korrik, sipas ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, do të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore. Por, nga kjo datë nuk nënkupton edhe marrja e shërbimeve bazuar në pagesat e sigurimit, pasi ofrimi i shërbimeve do të fillojë disa muaj pasi të grumbullohet fondi. Ministri Rrahmani thotë se gjatë kësaj kohe do të ofrohen shërbime shëndetësore.

Nga korriku i këtij viti pritet që të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore. Kështu, gjithë të punësuarit do të marrin nga 3,5 për qind rrogë më të vogël neto, derisa 3,5 për qind tjera do të paguhen nga punëdhënësi.

Së paku këtë datë si fillim i implementimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore e planifikon i pari i shëndetësisë kosovare, ministri Imet Rrahmani.

GRANDEMALL

Pagesa e premiumeve nënkupton pagesat mujore, tremujore ose vjetore për sigurim shëndetësor që paguhet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka thënë se ky proces në sistemin shëndetësor është një nga më të rëndët.

“Në Këshillin Ekonomik Social kemi pasur një prezantim. Të gjitha punët janë kryer rreth përgatitjes së fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore. Unë me përgjegjësi të madhe them që muaji maj dhe qershor janë muajt përmbyllës të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me mbledhjen e premiumeve”, ka thënë Rrahmani./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.