FITORJA

Sigurimet shëndetësore mbulojnë gjithë qytetarët

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Projektligji parasheh që të siguruar në mënyrë të obligueshme të janë të gjithë qytetarët dhe banorët, të cilët kanë bërë pagesën e premiumit për sigurimin shëndetësor të obligueshëm ose të cilët janë të liruar nga obligimi për të paguar këtë Premium. Projektligji parasheh lehtësira për punëdhënësin dhe të punësuarin për këto pagesa, si dhe ngërthen në vete kategoritë e qytetarëve të liruar nga pagesat.

Ferid Agani ministër i Shëndetësisë, tha se në procesin e formimit të këtij projektligji, do të inkuadrohen të gjithë vendimmarrësit përkatës vendor dhe ndërkombëtarë.

Ky projektligj, sipas Aganit synon të përmirësojë cilësinë e sigurimeve shëndetësore në vend, të sigurojë qasje universale ndaj shërbimeve shëndetësore për qytetarët, veçanërisht në aspektin e pakos themelore të kujdesit shëndetësor. “Ky projektligj, në themel ka synimin vendosjen e një sistemi publik të detyrueshëm, të obligueshëm të sigurimeve shëndetësore në vend. Nuk do të ishte funksional, nuk do t’i jepte të gjitha rezultatet e pritura, sikur të mos zbatohej paralel me ligjin e shëndetësisë, i cili ka hyrë në fuqi në muajin maj të këtij viti, por edhe me ligjin e Odave të Profesionistëve Shëndetësor dhe legjislacionin tjetër të cilin jemi duke e nxjerrë, legjislacionin tjetër reformues”, tha Agani.

FIDANISHTJA

Shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor, përfshijnë ruajtjen dhe përparimin e gjendjes shëndetësore të popullatës nëpërmjet parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve dhe të çrregullimeve shëndetësore, përveç programeve të shëndetit publik nën autoritetin e Ministrisë së Shëndetësisë; Procedurat mjekësore me qëllim të zbulimit të hershëm të sëmundjeve, diagnostikimit, mjekimit dhe përcjelljes së gjendjes shëndetësore të qytetarit dhe banorit; Trajtimin dhe mjekimin e sëmundjeve specifike, lëndimeve dhe çrregullimeve të tjera të veçanta shëndetësore; Rehabilitimin mjekësor spitalor dhe jashtë spitalor; Shfrytëzimin e barërave dhe materialit shpenzues medicinal nga Lista Esenciale e përcaktuar nga Fondi, Shfrytëzimin e shërbimeve stomatologjike dhe ndihmesave protetike, sipas Listës së përcaktuar nga Fondi; Shfrytëzimin e pajisjeve ortopedike, ndihmesave ortoprotetike dhe materialeve shpenzuese si dhe ndih mesave të tjera, sipas Listës së përcaktuar nga Fondi.

Arsim Qavdarbasha, u.d i kryeshefit ekzekutiv të Agjencionit të Financimit të Shëndetësisë në MSh, si parim të këtij projektligji përmendi qasjen universale. Ai vlerëson se shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor, zbatohen në kushte të njëjta për të gjithë personat e siguruar, duke përmendur edhe si qëllim që asnjëri të mos mbetet pa sigurim shëndetësor.
”Disa nga pikat tjera në drejtim të reformës, janë edhe këto siç po i shikoni Agjencioni i financimit, mjetet bashkëpagesat, shërbimet e kujdesit shëndetësorë themelor, financimi i institucioneve si dhe kategoritë e qytetarëve të liruar nga bashkëpagesat, e që është një prej elementeve shumë të rëndësishme në ofrimin e qasjes së barabartë të qytetarëve në shërbimet shëndetësore”, shprehet ai.

Personat e liruar nga pagesa e premiumit dhe bashkë-financimi, janë qytetarët dhe banorët, si familjet e varfra nën asistencë sociale , të burgosurit të cilët janë dënuar, Individët të cilët janë duke jetuar në institucione shtetërore (fëmijët nën kujdes të sforcuar dhe nën kujdestari, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara të strehuar në shtëpitë për persona të moshuar si dhe në shtëpitë për integrim në komunitet), Personat e ri-atdhesuar bazuar në marrëveshjet bilaterale të Republikës së Kosovës me shtetet e tjera, në vitin e parë pas ri-atdhesimit, Invalidët e luftës me shkallë të lartë të pa-aftësisë (bashkëshortja dhe fëmijët e tyre nën 18 vjet) në pajtim me pragun zyrtar të pa-aftësisë minimale prej 60 për qind. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.