ARKATANA

Siguria publike meriton trajtim institucional

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Burim Ramadani, ka bërë me dije se sfidimi kryesor i sigurisë nacionale dhe humane mbetet tek brishtësia e shtetit në tërësi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ramadani ka thënë se stabiliteti politik dhe institucional është parakushti themelor për sigurinë në vend. “Niveli i sigurisë është i sfiduar vazhdimisht, megjithëse institucionet e sigurisë kanë arritur ta mirëmbajnë kontrollin. Sfida kryesor e sigurisë edhe nacionale dhe humane mbetet tek brishtësia e shtetit në tërësi. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, përkatësisht është e domosdoshme, forcimi i shtetit në të gjitha dimensionet e saj. Tashmë Kosova ka qeverinë e re dhe sigurisht se pres që kjo gjendje të definohet në veprime institucionale dhe politika të reja të sigurisë. Në këtë aspekt besoj se duhet të presim të shohim se cilat do të jenë këto politika të reja të sigurisë dhe në çfarë shkalle do të jetë zbatimi i tyre. Qartësisht, stabiliteti politik dhe institucional është parakushti themelor për sigurinë”, ka deklaruar Ramadani.

UBT

Ai ka thënë se siguria publike është një prej dimensioneve të sigurisë që meriton trajtim gjithëpërfshirës institucional. Ramadani ka theksuar se vendosja e kamerave në qytet, polici i lagjes, rritja e bashkëpunimit të komunitetit me policinë, largimi i armëve ilegale nga duart e qytetarëve, luftimi i narkotikëve, sidomos nga gjeneratat e reja, ndriçimi publik, sikurse edhe një strategji gjithëpërfshirëse për sigurinë publike, janë veprime që duhen ndërmarrë në partneritet midis nivelit qendror dhe lokal të pushtetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.