ARKATANA

Siguria po përkeqësohet!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, vrasja e dy personave dhe plagosja e disa të tjerëve në pikat kufitare me Serbinë, nuk paraqesin kërcenim të sigurisë së brendshme për vendin. Sipas tij, këto raste duhen trajtuar si të izoluara dhe të cilat nuk çojnë peshë në sigurinë e brendshme të Kosovës.

“Gjendja e sigurisë në vend është në rregull. Këto janë raste individuale dhe të izoluara. Mund të ndodhë ndonjëherë që të kemi këso situatash por janë raste të izoluara dhe nuk e cenojnë sigurinë e brendshme”, ka thënë Rexhepi. Ndryshe nga ai mendon njohësi i çështjeve të sigurisë Florian Qehaja. Sipas tij, dy ngjarjet e fundit vetëm se dëshmojnë për brishtësinë e shtetit të Kosovës. Ai mes tjerash këto dy ngjarje i sheh të lidhura me njëra-tjetrën.

FIDANISHTJA

“Dy ngjarjet që ndodhën së voni nuk i shoh si të ndara për arsyeje se e dyta ishte qartazi një reaksion i së parës. Kur flasim për incidentin në vijën kufitare, konsideroj që ky vërteton porozitetin e kufirit i cili nuk vazhdon të ketë pronar. Kjo për arsyeje se “de jure” kufiri i gjelbër me Serbinë është në përgjegjësi të KFOR-it përderisa “de-facto” ky mision ka filluar gradualisht t’ia bartë ingerencat Policisë së Kosovës”, ka thënë Qehaja…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.