UBT

“Siguria” nuk zmbrapset: PTK-ja do të paditet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Posta dhe Telekomi i Kosovës mund të përballet me padi nga pronari i kompanisë së sigurimeve “Siguria” Rrahim Pacolli, nëse e shpall fitues legjitim kompaninë “Sigal”, për tenderin “Benefite për sigurim shëndetësor”. PTK-ja kishte shpallur fitues kompaninë “Sigal” pavarësisht që ishte më e shtrenjtë për 47 mijë euro sesa “Siguria”. Pacolli ka thënë për gazetën Tribuna se gjatë kësaj jave do të bëjnë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit për ta kthyer mbrapsht këtë tender.

Ai ka thënë se nëse nuk merret parasysh ankesa e tij, do të vazhdojnë rrugën ligjore duke ushtruar padi ndaj këtij institucioni. “Gjatë kësaj jave do të bëjmë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke ndjekur afatet kohore që parashihen me ligj për ankesa. Nëse OSHP nuk e merr për bazë ankesën tonë që ta kthejë këtë tender dhe të merret parasysh oferta më e lirë e kompanisë tonë, ne do të bëjmë edhe një padi në gjykatë duke i shterur të gjitha mundësitë ligjore për të kërkuar të drejtën tonë”, është shprehur Pacolli.

Hidromorava

Ai ka thënë se do të kërkojë drejtësi në të gjithë mekanizmat relevant në Kosovë, duke mos e përjashtuar as EULEX-in, nëse organet e drejtësisë së Kosovës nuk marrin ndonjë veprim. “Do t’iu shkojmë gjërave secilës rend me rend dhe në fund do të kërkojmë drejtësi edhe në EULEX dhe organet tjera kompetente”…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.