ARKATANA

Siguria në trafik dhe vjedhjet janë shqetësuese për zyrtarët vitias

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Gjatë mbledhjes së rregullt të Ekipit Veprues për Siguri në Bashkës (EVSB) që është mbajtur sot është biseduar për çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me sigurinë. Imri Emerllahu, Koordinator i këtij Ekipi ndër tjerash ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë.

“Gjendja e Sigurisë në komunën tonë është e mirë dhe stabile. Megjithatë ka incidente të vogla, por ne si EVSB kemi për detyrë që të bashkëpunojmë me mekanizmat përkatës që gjendja e sigurisë të mbetet në nivel të kënaqshëm në komunën tonë” u shpreh Emerllahu.

Gjatë këtij takimi anëtarët e këtij ekipi kanë shprehur shqetësimet e tyre në lokalitetet e ndryshme si dhe për çështjet që kanë të bëjnë për sigurinë në trafik, vjedhjeve, dëmtimeve etj.

Uji Dea

Ndërkaq Muhamet Ajeti nga Stacioni Policor në Viti, kërkoj që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke raportuar për veprimtaritë e dyshimta dhe kërkoj që mundësisht të sigurojnë edhe dëshmi me qëllim që kryesitë e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar para gjykatës.

Nijazi Lutfiu, Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti ndër tjerash ka kërkuar që të shikohen mundësitë që me akte nënligjore të ndalohen rreptësishtë përdorimi i celularëve. Po ashtu gjatë këtij takimi anëtarët e këtij Ekipi kanë folur edhe rreth mbajtjes së fushatave vetëdijesuese në shkolla rreth keqpërdorimit të rrjeteve sociale ku anëtarët u pajtuan që kjo fushatë të mbahet me nxënës nga klasa e 9 deri 12./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.