Siguria kusht kryesor për kthim e riatdhesim në Kamenicë

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Tradicionalisht në këtë komunë nuk kemi probleme të sigurisë. Është një komunë, ku qytetarët punojnë bashkërisht, komunikojnë mes veti, si dhe respektohen. Një gjë duhet ta dimë se siguria është standardi numër një, dhe pa këtë kusht nuk do të ketë kthim e as riatdhesim ka thënë Nexhmije Kallaba

Në organizim të komunës së Kamenicës, përkrahur nga OSBE-ja, të mërkurën është mbajtur debati mbi çështjen e riatdhesimit dhe çështjes së sigurisë. Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësues të komunës, përfaqësues të policisë, OSBE-së, KFOR-it, përfaqësues të këshillave të fshatrave, përfaqësues nga komuniteti rom, serb, OJQ dhe të tjerë.

Nexhmije Kallaba Zyrtare për Integrime Evropiane, njëherit anëtare në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, tha se në këtë këshill janë të përfshirë etnitete të ndryshme që jetojnë në ketë komunë. “Pos etniteteve, marrin pjesë përfaqësues të policisë, KFOR-it, shërbimit të zjarrfikësve komunitetet fetare. Tradicionalisht në këtë komunë nuk kemi probleme të sigurisë. Është një komunë, ku qytetarët punojnë bashkërisht, komunikojnë mes veti, si dhe respektohen. Një gjë duhet ta dimë se siguria është standardi numër një, pa këtë nuk do të ketë kthim e as riatdhesim “tha Kallaba.

Ajo tha se për të kthyerit nga Qeveria e Kosovës , UNHCR-i sigurohen pako ushqimore, higjienike, krijohen mundësi për shkollim dhe te tjera, e për disa familje edhe ndërtimi shtëpisë nëse ata nuk kanë vendstrehim.

Ndërsa, Zyrtarja për kthim Teuta Kastrati për procesin e ri-integrimit dhe riatdhesimit është përfolur qe dy vite proces i cili ka rendësi te madhe për liberalizimin e vizave për qytetar te republikës së Kosovës.

Pas vizitës së ministreshës për Integrimin Evropiane Vlora Çitaku që në vitin e kaluar në komunën tonë, komuna jonë ka marrë menjëherë hapa për formimin e komisionit për riatdhesim të parë të përbërë nga tre anëtarë , ku me këtë raste ka verifikuar rastet e të kthyerve në teren.

Deri me tani nga ky komision janë nënshkruar dhe aprovuar 12 kërkesa për asistencë, ndërsa edhe tetë kërkesa të tjera i kemi dorëzuar këtë vit pa u formuar një komision i tillë. “Tri familje i kemi vendosur në banim me qira prej nga njëra është e komunitetit shqiptar dhe dy të komunitetit rom , një familje katër anëtaresh në fshatin Berivojcë është përfituese e një shtëpie prej 45 m2. Kemi dorëzuar shumë kërkesa për asistencë në lëndë djegëse. Ndërsa sa i përket pajisjes me dokumentacione dhe regjistrim të fëmijëve në shkolla nuk ka pasur ngecje në komunën e Kamenicës falë drejtorive teëcilat e kanë kuptuar rendësin e këtij procesi” ka thënë Kastrati.

Eco Higjiena

Kryesuesi i Kuvendit komunal Enver Mavriqi, tha se siguria në komunën e Kamenicës është e nivelit të kënaqshëm, dhe bashkërisht i kemi arritur këto rezultate.
Gani Huruglica zëvendëskomandant i stacionit Policorë në Kamenicë, tha se ne i falënderojmë qytetarët e komunës së Kamenicës, ngase ata janë të parët që siguria në këtë komunë është e nivelit të kënaqshëm, po ashtu edhe puna e Policisë në Kamenicë, bënë që siguria të jetë edhe më e madhe.

Nënkryetari i Komunës për Komunitete Draqisha Saviq, thotë se komuna e Kamenicës, duhet të njihet si shembull i bashkëjetesës, ngase nuk ka probleme të mëdha. “Ne punojmë dhe veprojmë të gjithë se bashku pa asnjë problem” ka thënë ai.

Ndërkaq, Kryetari i Komitetit për Komunitete Zhivojin Milkoviq, tregoi për kërkesat që i bëhen vazhdimisht për në mbledhjen e komitetit për komunitete. Ai kërkoi se çështja e kërkesave nga komitetit rom të zgjidhet sa më shpejt.

Ramiz Kryeziu delegat në kuvend dhe përfaqësues i romëve, thotë se komuna e Kamenicës është shembull i bashkëjetesës, krahasuar me komunat e tjera. “Ne dimë se ka kërkesa të mëdha nga ky komunitet, por jam shumë i bindur se së shpejti këto kërkesa të tyre do të kryhen”.

Adem Hashani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Muçivercit tha se, qe tre vjet, këto organe nuk ftohen nëpër takime konsultative dhe funksionojnë në mungesë të kushteve elementare. “Ne jemi si kukullat. S’na pyet askush për asgjë. Nuk kemi zyra, as vula. Më e keqja nuk na njeh as kryetari i Komunës”, ka thënë Hashani.

Kritika në adresë të zyrtarëve të komunës drejtoi edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Berivojcës, Bekim Leci. “Qe tri vjet kryetari i Komunës nuk na ka thirr në asnjë takim. Edhe përkundër klimës së mirë të bashkëjetesës në Berivojcë dhe ky lokalitet merret si shembull për tërë Kosovës, por çka është bërë në Beribojvë, përgjigja është asgjë. Kemi kërkesa e kërkesa dhe nuk i merr parasysh askush”.

Leci tha se nxënësit po ecin nëpër rrugë të paasfaltuara, me gropa deri në gjunjë, rrugica të pandriçuara, të rrezikuar edhe nga qentë endacak, dhe me këtë nuk po merret askush. /rajonipress/