ARKATANA

Siguria e punëtorëve në punë relativisht e “kënaqshme”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan- Në një debat të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, BSPK dhe mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë u tha se gjendja e punëtorëve dhe siguria e tyre në punë është e kënaqshme. Oda Ekonomike thanë se bizneseve endu duhet kohë për ta njohur ligjin i cli është shumë obligativ për punëdhënësit.

Basri Ibrahimi kryeinspektor i punës në MPMS tha në debatin e së martës të organizuar nga Oda Ekonomike në Gjilan se marrë parasysh rrethanat e Kosovës gjendja e sigurisë së punëtorëve në punë relativisht është e kënaqshme.Kështu u tha në debatin me temën “Siguria dhe shëndeti në punë”.

Ibrahimi para përfaqësuesve të bizneseve dhe shoqërisë civile në Gjilan tha se punëtorët ende nuk i njohin kushtet e punës.”Për mendimin tim siguria në punë është ligji më i mirë dhe më i rëndësishëm për punëtorët kosovarë” tha Ibrahimi.

Ibrahimi tha se punëtorët kryesisht ankohen se nuk kanë siguri në punë, nuk kanë kushte dhe pajisje mbrojtëse personale.”Punëdhënësit duhet ta kenë parasysh shëndetin e punëtorëve sepse gjobat janë të larta dhe ligji është strikt. Vetëm gjatë vitit 2012 në Kosovë kanë vdekur 17 punëtorë” tha Ibrahimi.

UBT

Edhe Besim Mustafa nga Oda Ekonomie e Kosovës tha se ligji për sigurinë në punë donë ende kohë dhe duhet që bizneset ta kuptojnë më qartë.”Ligji është shumë obligativ për punëdhënësit derisa dënimet janë të larta dhe mund të shkatërrojnë bizneset” tha Mustafa.

Basri Zejnullahu inspektor i punës në Gjilan tha se në Anamoarvë gjendja e sigurisë në punë është relativisht e mirë.”Megjithatë nga punëdhënësit ende ka shkelje serioze derisa kushtet e punës janë larg standardeve profesionale dhe kritereve që parashohin shtetet evropiane” tha Zejnullahu.

Debati është përkrahur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: