UBT

Siguria dhe stabiliteti i Kosovës po kërcënohen seriozisht nga politikanë hajna dhe matrapazë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Fadil Maloku – 1. Politikanët (qeveri dhe opozitë, pa dallim!), duke dhënë deklarime paushallë, të papërgjegjshme dhe pa mbulesë faktike, pra, thjesht; duke gënjyer (rreth bisedimeve në Bruksel, përkrahjes së ndërkombëtarëve, shifrave të papunësisë, idesë së demarkacionit, projektit rreth asociacionit…etj.) publikun e gjerë kosovar, janë seriozisht ka e kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit!!

2. Analizat tona empirike dëshmojnë se; krejt ky fenomen fund e krye mashtrues, po ndodhë, për shkak të instalimit nga ana e ndërkombëtarëve të kuadrove (në; politikë, ekonomi, administratë…) servil, konformist e poltronist. Dhe, i gjithë ky pseudoprojekt ka për qëllim; frikësimin, ngulfatjen, dhe pacifikimin deri në ekstrem të asaj që në vendet demokratike identifikohet si “gogol” i shtetndërtimit.

Uji Dea

3. Natyrisht, këtu as qytetaria s’mund të amnestohet me faktin e mospërfilljes dhe mosdemonstrimit të pakënaqësisë evidente, në gjithë këtë (pa)përgjegjësi për sigurinë e vendit (si një faj tejet të rëndësishëm të interesit kombëtar). Qytetaria, realisht “koketi” (si hisedare perverse!) me politikanët hajna e matrapaz (!), duke u dhënë atyre kompetenca dhe fuqi (përmes votës dhe deklarimit pro kësaj logjike!) marramendëse, por, edhe duke heshtur ndaj këtyre sjelljeve devijante!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.