FIDANISHTJA

Sibel Halimi e LDK-së kritikon Albin Kurtin: Po shpërfaq deficit të ideve të qeverisjes së mirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se përpjekja që domosdoshmërisht të krijohen formacione të tipit të partive politike në Shqipëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, shpërfaq deficit të ideve të qeverisjes së mirë.

Ajo është e mendimit se veprime të tilla mund të bëhen pengesë në bashkëpunimin eventual mes dy vendeve.

UBT

Sipas saj, partia në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje) do të duhej tani ta kishte një program të qartë të ideve të bashkëpunimit.

“Në këtë stad të zhvillimit në të cilën gjendet Kosova dhe Shqipëria, bashkëpunimi do të duhej të zhvillohet në nivel projektesh inovative që rigjenerojnë ide emancipuese e progresive për dy vendet. Përpjekja që domosdoshmërish të krijohen formacione të tipit të partive politike në Shqipëri nga Kosova, sidomos nga partia e cila ka fituar në mënyrë absolute nga zgjedhjet e fundit, shpërfaq deficit të ideve të qeverisjes së mirë. Veprime të tilla, madje mund të bëhen pengesë në bashkëpunimin eventual në mes të dy vendeve pas përfundimit të fushatës elektorale, cilado parti që del fituese në Shqipëri.Në të kundërtën, partia në pushtet do të duhej tani ta kishte një program të qartë të ideve të bashkëpunimit me specifikimin e prioriteteve për fushat relevante si shëndetësia, arsimi e kultura”, ka shkruar Halimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.