Uji Dea

Si u mbrojtën Arsim Bajrami, Vjosa Osmani, Ardian Gjini e Albulenë Haxhiu

/ 7 minuta lexim
KKVITI

Nënkryetari i PDK’së, Arsim Barjami ka thënë se mandati i deputetit është i lirë mirëpo fillimisht mandati burimor është i partisë.“Kushtetuta garanton mandatin e lirë të deputetit. Deputetët garojnë nga partitë politike dhe mandati burimor është i partive politike. Nga momenti i dhënies së betimit deputetët janë të lirë për t’u deklaruar se cilit grup parlamentar duhet të mbesin”, ka thënë ai.

Bajrami ka vazhduar të thumbojë Vjosa Osmanin të cilës së pari i tha se po bën deklarata hipokrite.

“Kemi shumë logjikë postkomuniste”, ka thënë ai.

Arsim Bajrami: Osmani e Gjini po i shtrembërojnë faktet

Arsim Barjami ka replikuar ndaj deklaratave të zyrtarëve të LDK’së dhe AAK’së, duke thënë se me këtë rast po shtrembërohen

“Thirrja në popull e Vjosa Osmanit ishte thirrje hipokrite”, ka thënë Bajrami, duke iu referuar deklaratës se vullneti i popullit ishte shprehur edhe ne seancën konstituive.

Bajrami ka thënë se themelimi i grupeve parlamentare bëhet në fund të seancës konstituive.

Ai ka thënë se mandati i deputetëve është i partive politike.

“PDK ka dalë partia fitruese me 37 mandate. Ne nuk kemi mandat imperativ. Revokimi është antikushtetuese. Secili deputet pas dhënies së betimit ka të drejtë për ta ndërruar apo bashkuar me grupe tjera”, ka thënë ai.

Arsim Bajrami: Kërkojmë ta shpallet antikushtetues votimi i Mustafës për Kryetar

Nënkryetari i PDK’së, Arsim Barjami ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta anulojë vendimin e Kuvendit për seancën ku Isa Mustafa ishte zgjedhur Kryetar i Parlamentit.

“E para, në kërkojmë që Gjykata Kushtetuese ta shpallë jokushtetuese vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit si për nga procedurat e ndjekura ashtu edhe për nga përmbajtj… Kërkesa e dytë është që Gjykata të konstatoi se Grupi më i madh parlamentar në seancën konstituive është Grupi i PDK’së me 37 deputetë… Gjykata të konstatoi se e drejta e PDK’së për të propozuar Kryetarin e Parlamentit është e drejtë e patjetërsueshme dhe ajo nuk mund të bartet te asnjë grup tjetër parlamentar”, ka thënë Bajrami.

Arsim Bajrami: Marrëveshja LDK-AAK-NISMA antikushtetuese

Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami, i cili po përfaqëson PDK’në në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se marrëveshja e arritur mes Partisë së Isa Mustafës, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt është antikushtuese.

Bajrami, ka thënë se PDK konteston tri nene të Gjykatës Kushtetuese, duke filluar nga shkeljet që kanë ndodhur gjatë seancës.

“Të gjitha praktikat parlamentare janë shkelur. Vlerësojmë se në procedurën paraprake janë bërë dy shkelje të Kushtetutës…. Kontestojmë vendimin e zgjedhjes së Kryerit të Kuvendit”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka thënë se Kryesia e vjetër e Kuvendit të Kosovës ka shkelur Rregulloren e Kuvendit pasi ka përcaktuar grupet parlamentarë në kundërshtim me rregullat.

Veç kësaj, sipas tij, Kryesia ka shkelur Kushtetutën edhe me rastin e përcaktimit të ulëseve të Kuvendit, duke ua ndarë një blloku që është lidhur pas zgjedhjeve.

“Ne vlerësojmë se kjo seancë konstituive ka pasur shkelje edhe formale edhe juridike”, ka thënë ai.

—————————————————————————————-

Ardian Gjini: Po tentohet të pengohet shumica për të zgjedhur institucionet

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, ka thënë se PDK po mundohet të shpikë procedura që nuk do të lejojnë shumicën parlamentare të zgjedhin institucionet e shtetit. Gjini ka thënë se është jodemokratike të provohet se cili është sekondi për të treguar deputetët se cilit grup parlamentar i takojnë.

Sipas tij, nuk guxon rrethanë kur shumica parlamentare s’mund të zgjedh institucionet e shtetit.

“Kjo shumicë e krijuar me asnjë qëndrim të vetin nuk ka treguar se është kundër vlerave që përmblidhen në Kushtetutë, ose kundër ekzistencën e grupeve etnike. Shumica e krijuar është në përputhje me vlerat e shkruara në Kushtetutë”, ka thënë Gjini.

Ardian Gjini i replikon Arsim Bajramit: Mandati është i deputetëve e jo i partisë

Nënkryetari i AAK’së, Ardin Gjini, ka replikuar me Arsim Bajramin sa i përket përcaktimit të ulëseve të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se neneve që i është referuar Arsim Barjami nuk ka të bëjë me ulëset por me mandatet e deputetëve.

Edhe sa i përket krijimit të grupeve parlamentare, Gjini ka thënë se pyetja se cili është grupi më i madh parlamentar është i thjeshtë dhe përcaktohet nga numri.

“Grupi më i madh është ai grup që ka një deputet më shumë”, ka thënë Gjini.

Mirëpo, sipas tij, PDK gabimisht ka bërë pyetje se a kanë të drejtë të bëhen bashkë në një grup parlamentar.

UBT

Gjini ka thënë se është në kundërshtim me logjikën parlamentare dhe kushtetuese që mandati i deputetëve është i partisë.

“Mandati është i deputetëve jo i partisë”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Gjini ka kërkuar interpretim nga Gjykata se i kujt është mandati i deputetëve

——————————————————————————————-

Vjosa Osmani: Arsim Bajrami tha vetëm frustrime politike

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka vendosur t’i përgjigjet akuzave të Arsim Barjamit vetëm pasi ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese.

Osmani ka thënë se të gjitha cka ka deklaruar Bajrmai janë frustrime politike.

Vjosa Osmani: Arsim Bajrami po e përzien mandatin e deputetit

Vjosa Osmani ka hedhur akuza se Arsim Bajrami s’po di të dallojë mandatin e deputetit dhe po përzien mandatin e të zgjedhurve të popullit.

Ajo ka cituar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kishte nxjerrë vendimin për imunitetin e deputetëve.

“Ky vendim kundërshton ne esencë mendimin e z. Bajrami”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani: Arsim Bajrami po përmend supozime kushtetuese

Vjosa Osmani ka thënë se Arsim Bajrami po u referohet supozimeve kushtetuese e jo neneve të caktuara në Kushtetutën e Kosovës kur po elaboron kërkesën e tij.

Ajo ka mbrojtur rendin e ditë së seancës konstitutive të përcaktuar nga Kryesia e vjetër.

“Asnjë kundërshtim të rendit të ditës nuk është bërë në fillim të seancës konstituive”, ka thënë ajo.

Osmani ka sqaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton se në cilën ulëse ulën deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka marrë shembullin e Ukë Rugovës i cili kishte kaluar në AKR duke u ulur në ulëset e këtij grupi parlamentar.

“Shkeljet janë bërë nga kryesuesja e cila për nga mosha ishte më e vjetër”, ka thënë ajo.

Vjosa Osmani: Deputeti ka mandatin e lirë, jo detyrues

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka mbrojtur kushtetutshmërinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Osmani ka mbrojtur idenë e formimit të Grupit Parlamentar se mund të bëhet edhe para seancës konstituive.

Sipas saj, deputeti ka të drejtë të vendos se cilit grup parlamentar duhet t’i takoj.

“Mandati i deputetit sipas Gjykatës kushtetuese është i pacenueshëm”, ka thënë ajo.

————————————————————————–

Albulena Haxhiu: Kërkesa e PDK’së është e pabazuar

Përfaqësuesja e Vetëvendosjes në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, Albulena Haxhiu, ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në bazë të rregullave.

Sipas saj, kërkesa e PDK’së nuk ka mbulesë juridike, pasi s’janë shterur mjetet juridike para se të shkohet në Gjykatën Kushtetuese.

Haxhiu ka qortuar Gjykatën Kushtetuese se pse s’kanë cituar bazën juridike për të mbështetur vendimin për pezullimin e Kryetarit të Kuvendit.

Kjo zyrtare e VV’së ka thënë se Gjykata Kushtetuese s’është e autorizuar të bëj interpretime të Grupeve Parlamentare dhe as të interpretojë Rregulloren e Kuvendit të Kosovës./express/