RCCOLA

Si u krijua “Mëhalla e Bejlerëve”, lagjja më e vjetër në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kjo lagje, ashtu si në popull dhe literaturë, njihet si Bejler Mëhallë, kurse në dokumentet osmane shënohet me emrin Lagjja e Çarshisë.

Kjo është lagjja më e vjetër e qytetit, e lidhur me themelimin e Gjilanit në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII, nga familja feudale shqiptare Gjinolli.

Uji Dea

Lagjja është themeluar në një vend më të ngritur, në pjesën jugore të rrugës kryesore të qytetit, në hapësirën mes lumenjve Mirusha dhe Banja. Kurse qendra e saj ishte në vendin ku tani gjendet vetëshërbimi i madh me rrethinën e tij. Aty ndodheshin objektet kryesore të lagjes, saraji, konakët, haremi, Sahat Kulla, Hamami, shtëpitë për banim dhe objekte të tjera.

Këto objekte i jepnin një pamje të bukur kësaj lagjeje, ku edhe ishte një ambient i veçantë dhe dallonte nga pjesët e tjera të qytetit. Aty jetonin familjet shumëanëtarëshe të bejlerëve dhe agallarëve të familjes Gjinolli. Tani në atë pjesë të qytetit nuk qëndron asnjë prej objekteve të dikurshme madhështore të kësaj familjeje thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani:” Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/