Si u krijua Kombinati i Duhanit, industria e parë në Gjilan dhe i vetmi në Kosovë

Gjilan – Kushtet e mira pedologjike dhe tradita e kultivimit të duhanit bëri që më 1947 të ndërtohet stacioni për grumbullimin e duhanit,kurse më 1960, u krijua kombinati i duhanit, si industria e parë në Gjilan dhe i vetmi në Kosovë.
Pas luftës së dytë botërore, me vendosjen e sistemit komunist u mbyllën të gjitha dyqanet tregtare private, malli iu konfiskua, me të cilin u formuan ndërmarrjet tregtare shoqërore “16 Nëntori” dhe “Vllaznimi”.
Pas luftës në sektorin shoqëror u ndërtuan objektet industriale, fillimisht kombinati i duhanit sepse kushtet e mira pedologjike dhe tradita e kultivimit të duhanit bëri që më 1947 të ndërtohet stacioni për grumbullimin e duhanit,kurse më 1960, u krijua kombinati i duhanit, si industria e parë në Gjilan dhe i vetmi në Kosovë.
Pastaj kombinati i tekstilit “Integj”, i cili mbante vend dominant, “Morava e Binçës”(1954), “Kosovatrans”(1949), fabrika e radiatorëve “Jugoterm” (1977) dhe “Fabrika e Baterive” (1981) thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani :”Gjilani qendër e Anamoravë nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/