UBT

Si u dëmtua për mbi 17 mijë euro buxheti i Këshillit Gjyqësor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Komisioni për kompensimin e dëmit për personat e dënuar ose arrestuar pa arsye në përbërje prej gjyqtarëve Gyltene Sylejmani kryetare e Komisionit, me anëtarët Mejreme Memaj, Faton Bajrami si dhe Astrit Hoti si sekretar i Komisionit, kishin vendosur që me apo pa qëllim, Jeton Tahirit t’ia rrisnin ditët e qëndrimit në burg nga 259 në 1290 ditë.

Jeton Tahirit i ka takuar kompensimi prej 4 mijë e 405 euro, por hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” zbardh se si të njëjtit Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka paguar hiq më pak se 21 mijë e 620 euro.

Avokatja Hedije Ademi në xhirollogarinë e të së cilës janë transferuar të hollat ka thënë se ato të holla më pas ia kishte dorëzuar klientit të saj duke deklaruar se ndonëse e ka parë shumën e lartë të të hollave nuk ka dyshuar se KGJK-ja mund të ketë bërë ndonjë gabim gjatë përllogaritjes, përcjell Kallxo.com.

Uji Dea

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e pranojnë që ka ndodhur një gabim por fajin e lënë “jetim”.

“Nuk ka person përgjegjës në këtë aspekt, gabimi është i gjithë Komisionit. Gjatë punës ndodhin gabime mirëpo nuk është gabim i qëllimshëm ngase Komisioni menjëherë posa është informuar lidhur me këtë lëshim i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për kthimin e mjeteve’’, thonë nga KGJK-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.