Eko Higjiena

Si u deklarua gazetari, publicisti e shkrimtari Kurtesh Devaja para tri dekadave për çështjen e Kosovës?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gazetari, publicisti e shkrimtari i njohur, Kurtesh Devaja, ka një biografi të gjatë në mediumet vendore e ndërkombëtare, ai një kohë punoi në revistën javore “Zëri i Rinisë”, në gazetën “Flaka e vëllazërimit”, si redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës njëherit ishte edhe korrespodent i rregullt në Radio Zagreb të Kroacisë.

Devaja pas luftës së fundit në Kosovë me të madhe u angazhua në trajnime të gazetarëve të rinjë në Prishtinë dhe Universitetin Amerikan në Bullgari.

Devaja nuk ndejti asnjë moment duarkryq, ai në vitin 2005 rikthehet në RTK për të punuar si redaktor i emisioneve informative në Radio Kosovë dhe në RadioBlueSky.

Kurtesh Devaja, krahas punës së gazetarisë ai me shumë sukses ka bërë studime publicistike e shkencore në shumë biblioteka ndërkombëtare. Devaja është njiherit edhe autor i njëmbëdhjetë librave, por njiherit ka botuar edhe qindra kolume editoriale, intervista dhe artikuj publicistikë në gazeta të ndryshme në Tiranë, Shkup, Zagreb e Prishtinë.

Mobi Casa

Publicisti i njohur Kurtesh Devaj, në vitin 1992 në një gazetë shqiptare në mesin e shumë intelektualëve që ishin deklaruar në këtë vit, ai kishte deklaruar:

A do ta bëjmë shtetin tonë të Kosovës ?

Pres hapa gjithnjë më përparimtar drejt realizimit tonë madhor pavarësinë e Kosovës, të cilin e ka në zemër çdo shqiptar, jam shumë optimist se do t’ja dalim veçmas në lëmin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim, nga se nëse nuk ka siguri personale e kolektive për të gjithë nuk mund të flitet
për kryerjen e veprimtarive tjera të planeve të jetës.
Jam shumë optimist se kushtet në arsim do të përmirësohen, por është hapi i parë drejt institucionalizimit të mirëfilltë të cilët duhet ti prijmë të gjithë së bashku.
Do të jenë ditë më të mira për popullin e Kosovës, në të gjitha lëmit e posaçërisht në arritjen e statusit final të pavarësisë së Kosovës, por të gjitha këto mund të arrihen vetëm të bashkuar dhe të jemi një zëri kur është çështja e Kosovës.

Kështu kishte deklaruar, Kurtesh Devaja, plot para 28 vite dhe tani pas 28 vitesh në një farë mënyre gjërat janë të njëjta.