UBT

Si t’i trajtoni fryrjet e barkut?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kanella është erëz me përbërës që e ndihmojnë tretjen dhe reduktojnë fryrjet. Posedon substanca kundër inflamacioneve dhe redukton fryrjet. Si ta konsumoni: Përgatitni një çaj me kanellë dhe e pini dy herë në ditë. Shtojani një lugë kanellë pijeve apo përzierjeve që i përgatisni.

ÇAJI I KAMOMILIT

Çaji i kamomilit është alternativë e mirë për problemet në stomak. Kjo për faktin se kamomili ka përbërës kundër inflamacioneve dhe ndihmon tretjen. Përbërësit: 1 lugë gjethe kamomili, 1 gotë ujë. Si ta konsumoni: Vlojeni ujin. Kur të ketë vluar, shtoni gjethet e kamomilit. Lëreni të qëndrojnë pak kohë. Pijeni deri në tri gota në ditë.

UJI I VAKËT ME LIMON

Duke konsumuar ujin e ngrohtë me limon për kafjall keni shumë dobi. Ndihmon shëndetin e tretjes dhe metabolizmin. Limoni është ushqim alkalin. Redukton acidet në stomak dhe parandalon inflamacionet dhe urthin.

UTHULLA E MOLLËS

Uji Dea

Kur inflamacionet në stomak ndodhin si pasojë e çekuilibrit të pH-së, mund të përdorni uthullën mollës për trajtim. Ndihmon në reduktimin e acideve tepricë në gjak. Përbërësit: 1 lugë uthull molle organike, 1 gotë ujë. Si ta konsumoni: Uthullën organike të mollës e shtoni në një gotë ujë të vakët dhe e pini pas secilës shujtë

PAPAJA

Papaja posedon një enzimë të quajtur papainë, e cila forcon proceset tretëse. Po ashtu, papaja posedon shumë fibra. Shkaku i kësaj është një nga ushqimet që e forcon dhe rrafshon abdomenin, redukton madhësinë dhe pakëson simptomat e fryrjes. Si ta konsumoni: Mund ta konsumoni si të vetëm, ta shtoni nëpër “smoothie” apo edhe në sallatë. Mund ta konsumoni edhe të shtypur.

MENTA

Gjethet e mentës dhe vajrat esenciale janë aleatë i madh. Ndihmojnë në luftimin e telasheve të zakonshme që kanë të bëjnë me tretjen. Vajrat reduktojnë gazrat, veprojnë si antioksidues. Po ashtu eliminojnë lëngjet tepricë nga zorrët. Përbërësit: 1 lugë gjethe të mentës, 1 gotë ujëm Si ta konsumoni: Vlojeni ujin. Kur të fillojë vlimin, atëherë shtoni gjethet e mentës. E lini çajin të qëndrojë për tetë minuta dhe e pini pas secilës shujtë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.