RCCOLA

Si t’i trajtoni dhëmbët, pa shkuar te dentisti?

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Shumica nga ne dështojmë t’u japim dhëmbëve vëmendjen e merituar. Në këtë mënyrë i dëmtojmë edhe më shumë. Dr. Okoye, nga grupi “London Smiling Dental”, jep rekomandimet e tij, mbi atë se si duhet të silleni që të keni dhëmbë sa më të shëndetshëm. E posacërisht dhëmbë sa më të bardhë.

Po fillojmë nga mënyra tradicionale e larjes së dhëmbëve me brushë, në stilin lart-poshtë. E keni gabim. Kjo metodë vetëm ndihmon në zhvendosjën e bakterieve prej një pozicioni në një pozicion tjetër.

Dr.Okoye, për të gjithë ata që kanë brushë të zakonshme për pastrimin e dhëmbëve, preferon që larjen e dhëmbëve ta bëjnë në formë rrethi. Kjo metodë e ruan edhe mishin e dhëmbëve.

Kujdes të vecantë, në ruajtjen e dhëmbëve, duhet të kemi edhe gjatë përtypjes së çamçakëzit. Dr. Okoye të gjithë adhuruesve të camcakezëve iu bene thirrje që mos ta përtypin atë më shumë së 10 minuta. Përtypja për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë shumë probleme dhëmbit, sepse dhëmbi është krijuar për të ndarë ushqimin, kurse camcakezi është shumë i butë për të dhe mund të shkaktojë komplikime, transmeton nga DailyMail, Gazeta Express.

E për të gjithë ata që duan të kenë dhëmbë të bardhë si bora, pa pasur nevojë të shkojnë te dentisti, preferohet që rezultatet e dëshiruara t’i arrijnë me përdorimin e metodava natyrale, si dredhëzat dhe soda bikarone.

Perdorimi i 8 dredhezave në ditë, sipas Dr. Okoey, është shumë i efektshëm në zbardhjen graduale të dhëmbit. Po ashtu, edhe përdorimi i sodës bikarbone, në vend të pastave të zakonshme, duke mbuluar kështu vetëm gjysmën e brushës me këtë përbërës. Dhëmbët tuaj do të jenë dukshëm më të bardhë brenda vetëm pak ditësh.

Soda Bikarbone është jep rezulatet që ju i dëshironi, sidomos në heqjen e shenjave që i mbesin dhëmbit nga konsumimi i kafës, cajit,dhe duhanit.

Gabimi i radhës që shumica e njerëzve bëjnë në mirëmbajtjen e dhëmbëve është edhe pastrimi i tyre në kohë të gabuar – duke menduar që koha më e përshtshme është pas ngrënjës.

Dr. Okoey prefron që dhëmbët të pastrohen fill pasi të zgjohemi, ende pa ngrënë mëngjes. Kjo sepse shumica e njerëzve për mengjes preferojnë të konsumojnë ushqim acidik, si fruta të ndryshme, dhe në rast se dhëmbët janë të pa larë, ky acid shkakton zbutjen e dhëmbit.

Uji Dea

Kohë tjetër e përshtatshme për larjën e dhëmbëve është para se të flini.

Prandaj, Dr. Okoey thotë se larja e dhëmbëve duhet të jetë gjëja e fundit që duhet të bëni para se të flini, pasi nëse dhëmbi nuk pastrohet, bakterjet e mbetura në dhëmb mund të shkaktojnë dëme të shumta.

Bashkë më larjen e dhëmbëve Dr. Okoey sugjeron të lahet edhe gjuha, e cila është celësi i një frymarrje të freskët dhe të pastër.

Si në dhëmbë, pas konsumimit të ushqimeve të ndryshme, bakterjet ngecin edhe ne gjuhë. E vetmja formë për largimin e bakterjeve nga gjuha është larja e saj. Pastrimi i gjuhës mund të bëhët shumë lëhtë, njësoj si i dhëmbëve me brushë .

Pastrimi dhe mirëmbajtja e dhëmbëve varet edhe nga brusha që e përdorni, e që në të gjitha rastet brusha elektrike është më funksionale se ajo e zakonshmja.

Është njësoj si larja e rrobave.

Të gjithë e dini se rrobat lahen më mirë me makinë se më dorë. Kështu Dr, Okoey preferon që larja e dhëmbëvë të bëhët me brushë elektrike, pasi është më efikase dhe ma e lehtë për përdorim.

Dhe në fund, asnjëherë mos harroni të mbani me vete perin për pastrimin e mbëtjeve ndërmjet dhëmbëve.

Përdorimi i perit eliminon mbetjet dhe bakterjet që ngecin mes dhëmbëve në mënyrë shumë të shpejtë dhe shumë të lehtë, vetëm duke e lëvizur atë brenda hapësirave që ndajnë dhëmbët./DailyMail/