Mobi Casa

Si t’i shpëtoni një sulmi nga i nxehti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vera erdhi! Moti i nxehtë dhe temperaturat përvëluese do të na shoqërojnë gati se çdo ditë. Mirëpo nganjëherë ekspozimi ndaj diellit dhe këtyre temperaturave të larta, mund të ketë pasoja fatale.

Sulmi nga i nxehti- është një gjendje e cila shkaktohet nga temperaturat e larta dhe nga i nxehti i madh. Kjo gjendje manifestohet nga një temperaturë shumë e lartë e trupit, gati deri në 40 gradë. Sidoqoftë, nëse nuk dëshironi të përjetoni një gjendje të tillë duhet të mos dilni kur temperaturat janë shumë të larta dhe të konsumoni sa më shumë ujë.

Disa nga simptomat apo shenjat e sulmit të nxehtit janë:

Temperaturë e lartë e trupit

Dhimbje të kokës

Puls të shpejtë

Fundamenti

Frymëmarrje e shpejtuar

Lëkurë e skuqur

Marramendje dhe të vjella

Shkaqet që mund të ju sjellin në këtë gjendje janë: Ekspozimi ndaj diellit për një kohë të gjatë, aktivitete të tepërta fizike, dehidrimi, konsumimi i alkoolit, etj. Disa nga faktorët që rrisin rrezikun e sulmit nga nxehtësia janë: mosha, mjekimet, mungesa e energjisë, probleme shëndetësore dhe faktorë të tjerë gjenetikë.

Komplikimet nga kjo gjendje mund të shkaktojnë vdekje, paralizë të trurit apo dëmtime serioze të organeve. Mënyrat me anë të së cilave mund ta parandaloni një gjendje të tillë janë: konsumimi i ujit, lëngjeve, ekspozimi sa më pak ndaj diellit, rroba të lehta, mbajtja e freskët e ambientit dhe mbulimi i kokës. /Gazeta Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.