KKVITI

Si t’i dalloni produktet me pak kalori?

/ 2 minuta lexim

Në shumicën e dietave numri dhe sasia e ushqimeve që konsumohet është e paktë. A dëshironi të dobësoheni duke ngrënë më shumë? Zgjedhja e ushqimeve me kalori të pakta do t’ju ndihmojë të dobësoheni dhe të kontrolloni urinë tuaj. Dietat e dobësimit të planifikuara mirë përdorin konceptin e intensitetit të energjisë për të mundësuar dobësimin dhe ruajtjen e kësaj peshe për një kohë të gjatë. Intensiteti i energjisë është numri i kalorive të gjendura në sasinë e një produktit specifik.

Nëse dëshironi të dobësoheni objektiv juaji duhet të jenë produktet me intensitet të ulët energjie. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur me pak kalori. Tre faktorë përcaktojnë intensitetin e energjisë së ushqimeve:

– Uji: Shumë pemë dhe perime përmbajnë shumë ujë. Por uji shton vetëm peshën e frutës, nuk shton kaloritë. P.sh 90 % e qitros është ujë. Gjysmë qitroje përmban vetëm 39 kalori. Edhe karota e freskët përmban 88 % ujë. Një gjysmë tasi me karota përmban 25 kalori, transmeton “Zeri”

– Fibrat: Produktet e pasura me fibra zgjasin kohën e tretjes së ushqimit dhe do t’ju ngopin me pak kalori. Shembulli klasik i këtyre janë frutat, perimet dhe drithërat.

– Yndyra: Ka një intensitet të lartë energjie. Shikuar nga sasia e kalorive një lugë çaji më gjalpë është e barabartë me dy tasa brokoli. Shumica e frutave dhe perimeve nuk përmbajnë shumë yndyrë. Ndërsa produktet e qumështit dhe lloje të ndryshëm mishrash apo produktet, të cilave u shtohet yndyrë, përmbajnë shumë kalori.

Vitaminat: B, K

Proteinat: 0.6g

Mobi Casa

Mineralet: Mn, Ca

Shikuar nga sasia e kalorive një lugë çaji me gjalpë është e barabartë me dy tasa brokoli

Qitroja

Shumë pemë dhe perime përmbajnë shumë ujë. Por uji shton vetëm peshën e frutës, nuk shton kaloritë. P.sh. 90 % e qitros është ujë. Gjysmë qitroje përmban vetëm 39 kalori

Fibra

Produktet e pasura me fibra zgjasin kohën e tretjes së ushqimit dhe do t’ju ngopin me pak kalori. Shembulli klasik i këtyre janë frutat, perimet dhe drithërat./Zeri/.