Hidromorava

Si të veproni kur keni tension të ulët të gjakut?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nëse në mëngjes pa arsye zgjoheni të pangopur me gjumë, shpesh keni dhimbje koke, keni marramendje, jeni të molisur, keni rrahje të fortë të zemrës, ankth, depresion, rritje të djersitjes, kujtesë të dobët apo apati, me siguri që vuani nga hipotensioni, apo i ashtuquajturi tensioni i ulët i gjakut.

Shërimi i simptomave të paraqitura varet nga shkaku. Ekzistojnë “hamendje” në mendimet e mjekëve se a është hipotensioni në përgjithësi sëmundje; disa mendojnë që nuk lë pasoja në shëndetin e njeriut, ndërsa disa të tjerë rekomandojnë shërim dhe kontroll.

Studimet tregojnë se nga tensioni i ulët më së shumti vuajnë femrat në mes të moshës 30 dhe 40-vjeçare, sidomos ato që merren me punë intelektuale. Si ndihmë e parë rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së papritur nga shtrati dhe disa herë, me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat.

Bëni gjumë të mirë

Flini mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Hani pak dhe shpesh, ikni karbohidrateve. Këto janë gjërat themelore që duhet t’i bëni për veten që të jeni më mirë dhe të ndiheni normal.

Jo tepër kafe

Personat me tensionin e ulët të gjakut janë zakonisht pirës të kafes, ngase pa kafeinë nuk mund të zgjohen. Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni, pasi që gjendja do t’ju përkeqësohet.

Hidromorava

Lëvizni

Lëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim apo në vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ulët.

Ilaçet

Ekzistojnë edhe metoda të ndryshme alternative të shërimit. Për shembull preparati homeopatik në formë të pikave “Vivoton S”, është tërësisht me përbërës natyrorë, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit, duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit.

Vepron sistematikisht, pa efekte të padëshirueshme dhe është i sigurt për përdorim madje edhe tek shtatzënat dhe tek ato që e kanë fëmijën në gji.

Para përdorimit, megjithatë, konsultohuni me mjekun. Pra të gjitha këto që ua treguam më lartë, ndikojnë që ta rregulloni tensionin tuaj të ulët dhe mos të ketë pasoja në jetën tuaj të përditshme. Pra gjithçka varet nga ajo se si ju silleni me veten tuaj dhe ndaj trupit tuaj, shkruan zëri.

Nëse i përdorni këto këshilla, atëherë me siguri se nuk do të keni nevojë që të vizitoni shpesh mjekun tuaj.