FIDANISHTJA

Si të ushtroni në mënyrë të sigurt kur keni ankth

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kur simptomat e ankthit bëhen pjesë e juaja, ideja për të bërë ushtrime fizike duket e paimagjinueshme.

Pse duhet ta vendosnit veten në një situatë ku të djersitni me vetëdije, apo të keni rrahje të forta zemre, në momentin kur ankthi ia bën këtë trupit tuaj.

Edhe pse është e vërtetuar, që ushtrimet fizike ndihmojnë në çlirimin e ankthit, për shumë njerëz mund të jetë e kundërta. Ushtrimet fizike mund t’i përkeqësojnë simptomat e ankthit, por kjo qëndron në varësi të mënyrës se si ju ushtroheni.

Këshilluesja e shëndetit Sara Luper, thotë që është e rëndësishme që të mos lejoni që simptomat e ankthit, si rrahja e shpejtë e zemrës apo frymëmarrja e parregullt, t’ju ndalojnë të jeni aktiv, shkruan Metro.

‘Në thelb, ankthi është reagimi i trupit ndaj stresit,”- thotë Sara. ‘Të gjithë do të përjetojmë ankth në kohë të caktuara, pasi është tepër e zakonshme të ndjehen simptomat e tij gjatë ngjarjeve të tilla si intervista për punë, hyrja në një mjedis të ri shoqëror ose marrja e një provimi.

Pra, si ta trajtojmë këtë gjendje fizike në mënyrë që të ushtrohemi të sigurt dhe pa e bërë veten më të shqetësuar ose të stresuar?

Ndryshoni perspektivën tuaj në lidhje me qëllimin e ushtrimit

Mos i mendoni ushtrimet fizike thjesht për të humbur kalori. Përqendrohuni tek përfitimet e shëndetit mendor. Ushtrimet në mëngjes janë mjaft efektive, pasi ndikojnë mjaft mirë në funksionim e sistemit nervor.

Hidromorava

Gjithashtu ndihmojnë për të rregulluar ritmin tuaj cirkadian (procesin e brendshëm natyror që aktivizon ciklin e gjumit).

Modifikoni ushtrimet

Përpjekja për të bërë sa më shumë ushtrime dhe në mënyrën e duhur, mund të përfundojë me dorëzimin tuaj, duke i neglizhuar më pas. Nuk është e thënë që të keni një aktivitet intensiv për të pasur rezultat.

Studimet tregojnë se një shëtitje 10-minutëshe mund të krijojë të njëjtin efekt si një shëtitje 45-minutëshe, citon Class.

Ushtrimet fizike nuk janë një ‘vendimmarrje’

Thjesht duhet t’i bëni pjesë të ditës tuaj. Krijimi i një agjende ditore, ku të përfshini dhe aktivitetin fizik, do ju ndihmojë të jeni më fleksibël.

Shumë shpejt nuk do e mendoni dot ditën pa aktivitet fizik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.