ARKATANA

Si të ushqehemi shëndetshëm

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Të qenët mirë me shëndetin dhe veçanërisht me sistemin tuaj tretës, do të thotë të jeni mirë me veten, por edhe me të tjerët: vështirësitë në bark përcaktojnë ndjesinë e fryrjes, rëndesës, bezdisjes etj.

Lodhja është simptoma e parë dhe kryesore e një diete të “nxituar” dhe e varfër me fibra. Kjo gjë përbën një problem tepër të madh për të gjithë: vuajnë 18% e fëmijëve dhe 28% e të rriturve, një përqindje që ndryshon në varësi të metodës së testimit të përdorur.

Shpeshherë problemi i dhembjeve të barkut nënvlerësohet me idenë se ai do të kalojë shpejt, pa menduar se rreziku shtohet ose mjaftohen me një kurë bimore, e cila ndoshta mund të ketë pasoja të tjera për shëndetin!
Shëndeti dhe mirëfunksionimi i sistemit tretës, varen nga ushqyerja e ekuilibruar, nga niveli i mirë i hidratimit dhe nga aktivitetet fizike që secili ndjek në jetën e tij.

Ushqyerja e përditshme duhet të jetë shumë e pasur me fibra: udhëzimet ndërkombëtare për një ushqyerje korrekte, këshillojnë të konsumoni rreth 25 gramë prej tyre në ditë; për të arritur që të merrni këtë nivel sasie, është e nevojshme të konsumoni pesë vakte në ditë me fruta e perime dhe të vendosni rregullisht në tryezë edhe drithëra integrale, si dhe bishtajore.

Uji Dea

Konsumimi i përditshëm i një sasie të tillë fibrash, jo vetëm që do të garantonte funksionimin e mirë intestinal, por do t’ju ndihmonte edhe të mbanit nën kontroll peshën trupore dhe të parandalonit zhvillimin e shqetësimeve të ndryshme kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2.

Është mirë t’i kushtoni gjithashtu vëmendje mënyrës se si i konsumoni fibrat: një mundësi është që t’i merrni ato nëpërmjet ushqimeve, ndërsa tjetra, me përdorimin e shtesave në ushqime; një rritje e fibrave, në fakt, mund të shkaktonte fryrje dhe kapsllëk.

Ndër të tjera, është e nevojshme të keni parasysh se fibrat, sidomos kur merren në formën e shtesave ushqimore (ilaçe për shembull), duhen marrë me doza në rritje me kalimin e ditëve dhe të kombinuara me shumë lëngje, për një hidratim sa më të madh të organizmit.

Është e nevojshme të pini të paktën dy litra ujë në ditë: kjo do të thotë të pini në mënyrë të rregullt gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm atëherë kur keni etje.
Për të kuptuar nëse organizmi është hidratuar në mënyrën më të mirë, mjafton të vëzhgoni ngjyrën e urinës: nëse është me ngjyrë të qartë, dispononi një nivel të mirë hidratimi, por nëse ngjyra është paksa e errët, atëherë organizmi vuan nga mungesa e futjes së lëngjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.