ARKATANA

Si të shërohen kapsllëku dhe fryrjet në stomak?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekzistojnë gjendje të shumta mjekësore që mund të shkaktojnë kapsllëkun. Për shembull, sulmin në tru, sklerozën multiple, shtrëngimet në zemër, çrregullimin e punës së tiroideve… etj. Por, me shërimin e sëmundjes bazë shërohet edhe kapsllëku, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndihma nga natyra: kumbullat e thara dhe fiku

Nëse keni probleme me kapsllëkun, në mënyrë që zorrët të zbrazen përfundimisht, sugjerohen ushtrimet e rregullta, për shembull 30 minuta ecje të shpejtë në ditë. I rëndësishëm është edhe konsumimi i ujit, dy litra në ditë, dhe ushqimi i pasur me fibra, si pemë dhe perime të freskëta. Përdorni po ashtu fikun dhe kumbullat e thara.

Edhe ilaçet mund të jenë shkas i kapsllëkut

Marrja e ilaçeve të caktuara po ashtu mund të shkaktojë kapsllëkun. Kjo më së shpeshti ndodh gjatë terapisë së gjatë me ilaçet kundër aritmisë, morfinë, bensedin… etj.

Kujdes, gjendja kronike shton rrezikun për kancer

Pacientët, të cilët vuajnë prej kapsllëkut kronik, janë në rrezik të shtuar për t’u prekur nga kanceri në zorrë të trashë, tregon studimi amerikan, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Psikika dhe trupi janë një mekanizëm

UBT

Fëmijët që prindërit u dhurojnë liri të tepërt, apo shumë pak liri, më shpesh vuajnë nga kapsllëku funksional, tregon një studim holandez.

Problemi në rritje

Rreth 30 për qind e fëmijëve në shoqërinë perëndimore vuajnë nga kapsllëku, e në 90-95 për qind të rasteve për të ka shkaktar organik.

Kamomili zgjidh kapsllëkun dhe fryrjet

Gjethet e kamomilit përdoren te problemet me tretje, sidomos për rastet e zbutjes së kapsllëkut dhe fryrjeve në stomak.

Magnezi posedon efekt laksativ

Prej kapsllëkut vuan çdo i pesti mashkull dhe pothuajse çdo e dyta femër. Si preparat ideal në zbutjen e kësaj gjendje është treguar magnezi. Para përdorimit këshillohuni me mjekun.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.