FIDANISHTJA

Si të rregulloni problemet me tretjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nutricionistja Lorin Lax tashmë na ka shpjeguar se cili është “lloji i stomakut” tretës, dhe tani ajo po flet për llojin që lidhet me imunitetin.

Deri në 70 për qind të sistemit imunitar ndodhet në stomak, andaj do të ndiejmë shumë simptoma se diçka nuk shkon mirë në sistemin e tretjes dhe lëkurën, shkruan EO.

Nëse keni alergji, lëkurë problematike, sëmundje autoimune, astmë, probleme të sinusit dhe shpesh keni ftohje, ka mundësi që të keni edhe këtë lloj stomaku.

E njëjta gjë vlen nëse shumë ushqime ju shqetësojnë, ndërhyjnë në tretjen tuaj ose ju bëjnë të fryheni.

Uji Dea

Lax këshillon të hani sa më shumë ushqim të freskët, të papërpunuar, duke shmangur vezët, farat dhe arrat dhe të konsumoni më pak se 20 gramë fruktozë çdo ditë.

Stomaku dhe sistemi imunitar janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj mënyrës së jetesës dhe nëse do të duhej të jepte vetëm një këshillë, ajo thotë se gjumi i rregullt dhe cilësor është më i rëndësishmi.

“Stresi ndikon në tretje, andaj është shumë e rëndësishme të flini rregullisht dhe mirë, tetë orë në ditë janë thelbësore për shëndetin. Ju gjithashtu duhet të lëvizni mjaftueshëm, mjafton një shëtitje e moderuar, si dhe të praktikoni teknikat e relaksimit ose jogën”, tha ajo.

Kur bëhet fjalë për suplemente, ajo gjithashtu këshillon shtimin e vitaminës D3, vitaminës C dhe vajit të peshkut nëse keni këtë lloj stomaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.