Si të përmirësoni tretjen me ushqime

Nëse hani disa vakte të vogla gjatë gjithë ditës, metabolizmi juaj do të funksionojë më mirë.
Ja disa nga ushqimet e nevojshme për të përmirësuar tretjen dhe për mirëfunksionimin e metabolizmit:
Brokol: perimet jeshile përmbajnë sasi të konsiderueshme kalciumi i cili ndihmon në tretjen e dhjamit.
Spinaq: është burim i mirë i vitaminës C, gjithashtu përmban magnez, kalium dhe hekur. Ju ndihmon për të përmirësuar tretjen.
Fasule: janë të pasura me proteina dhe fibra. Proteinat ndihmojnë në formimin e muskujve. Sa më shumë muskuj të keni në trup aq më mirë zhvillohet procesi i tretjes.
Qitro: përmbajnë flavonoide, të cilat balancojnë nivelin e sheqerit në gjak duke parandaluar problemet me tretjen. Shumë shpesh rekomandohet nga dietologët.
Çaj jeshil: përveç faktit që nuk ka kalori, çaji jeshil rrit nxehtësinë e brëndëshme të trupit duke shkaktuar humbje peshe.
Bajame: të pasura me acide yndyrore, proteina dhe fibra. Sipas dietologëve një sasi e vogël bajamesh ju ndihmon në humbjen e kileve të tepërta (sigurisht e kombinuar me ushtrimet dhe ushqimet e duhura).
Manaferra: te pasura me lëndë ushqyese dhe fibra përmirësojnë tretjen dhe ju ndihmojnë të humbisni peshë./Përgatiti për “Shëndet+: Elena Beta”