Si të përgatisni çaj më portokall për të humbur peshë

Çajrat bimor janë aleatët më të mirë për humbjen e peshës. Ka lloje të ndryshme të çajrave bimorë që ndihmojnë në humbjen e peshës, por ne sot do sjellim recetën për çaj portokalli.
Ky çaj ndihmon shumë në humbjen e peshës dhe ju rrit sistemin imunitar, shkruan koalb.com.
Nësë doni të përgatisni menjëherë çajin me portokall, atëherë ju nevoiten 6 portokalle, jo shumë të ëmbël edhe 2 litra ujë. Për ta përgatitur këtë recetë, thjesht ndiqni këto hapa:
Së pari i pastroni mirë portokallet
I ndani përgjysmë portokallet dhe e shtrydhni gjithë lëngun
Më pas vendosni ujin të vlojë dhe pasi të ketë vluar uji shtoni portokallet dhe i leni ashtu për 30 minuta.
Pas 30 minutash kulloni ujin
Për t’u siguruar që çaji nga portokalli po kryen funksionin e tij, pini një filxhan çaj të ftohtë në stomakun bosh për çdo mëngjes. Çajin nga portokalli e pini për një muaj dhe pas një muaji pushoni 1 javë. Nëse efektet janë më të ngadalshme, mund të vazhdoni të pini çajin përsëri, duke ndjekur të njëjtën rutinë.
Këshilla shtesë:
Nëse çaji me portokall ka shije të hidhur, mund t’i shtoni pak sheqer diabetik për të përmisuar shijen.
Portokalli është frut i thekshëm dhe mund të shkaktojë urth. Nëse ju ndodh kjo, duhet të konsultoheni me mjekun.
Është e rëndësishme që të pushoni 1 javë, pasi keni kaluar 1 muaj duke e përdorur këtë terapi për humbjen e peshës.