Hidromorava

Si të pastroni aparatin tretës dhe të shpëtoni nga kapsllëku

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Vaji i ullirit është një ndër aleatët më të mirë për shëndetin, pasi një lugë vaj i tillë pastron aparatin tretës si dhe zhduk problemin e kapsllëkut.

Por vaji i ullirit i shoqëruar me gjysëm limoni të shtrydhur kontribuon për përmirësimin e gjendjes së veshkave si dhe për funksionimin e mëlçisë. Një lugë vaj uliri esëll në mëngjes, është një trajtim ideal pasi kuron dhe parandalon një sërë sëmundjesh.

Fundamenti

Kjo pasi vaji i ullirit ushqen stomakun dhe mposht lodhjen e tij, por jo vetëm. Ndër të tjera parandalon infeksionin në aparatin tretës dhe krijimin e mukozave të ndryshme, si dhe bën që të shmanget kapsllëku.

Përveçse kur hahet, vaji i ullirit është shumë i dobishëm edhe kur përdoret për masazhe, pasi e bën trupin më energjik. Vlerat kalorike të vajit të ullirit janë relativisht të larta, pasi në 10 gramë vërtiten rreth 900 kalori.