Eko Higjiena

Si të parandaloni atë momentin kur ju “digjet” gjoksi?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Djegien e gjoksit, urthin, do ta përjetoni atëherë kur acidet kthehen prapa në ezofag, që e bart ushqimin nga goja juaj e deri në stomak. Sa herë të provoni përtypje, djegiet sa vijnë e shtohen. Para se të përcaktoheni për ilaçe sintetike, në vijim ju paraqesim disa ilaçe, që mund t’i përgatisni në kuzhinën tuaj.

Soda e bukës

Soda e bukës, që qëndron në kuzhinën tuaj, mund të shërbejë si ilaç kundër të djegurave në gjoks, pasi që e ekuilibron sasinë e pH-së në stomakun tuaj. Soda e bukës me pH më të lartë se 7, në mënyrë efektive mund ta neutralizojë acidet në stomak, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

Sodë të bukës 1/2 deri 1 lugë

Ujë – 1/2 deri 1 gotë

Përgatitja:

Shtoni sodën e bukës në gotën me ujë.

E përzieni dhe e pini.

Bëjeni këtë sa herë që ndieni se acidet po arrijnë në fytin tuaj. Mos konsumoni më shumë se 3 lugë me sodë të bukës në ditë.

Përtypni çamçakëz

Një studim i fundit tregon që njerëzit, e sëmundje të refluksit gastroesofageal (GERD) kishin ndjerë lehtësim, kur kishin përtypur çamçakëz pa sheqer rreth gjysmë orë pas ushqimit. Kur të keni përtypur çamçakëz, stimuloni gjëndrat e pështymës për të rritur sasinë e saj. Pështyma neutralizon acidet nga stomaku juaj dhe do të liroheni nga të djegurat.

Përbërësit:

Çamçakëz pa sheqer

Veproni kështu:

Merrni çamçakëzin pa sheqer dhe e vendosni në gojë, pasi ta keni përfunduar ushqimin, shujtën tuaj.

E përtypni për 25-30 minuta.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës për një periudhë të gjatë kohore është përdorur për të hequr qafe të djegurat nga gjoksi, urthin. Megjithëse nuk ka fakte të shkruara për këtë, shumë njerëz që e kanë testuar, betohen në efektivitetin e saj.

Përbërësit:

Mobi Casa

Uthulla molle 1-2 lugë

Ujë- 1 gotë

Veproni kështu:

Uthullën e mollës e shtoni në gotën me ujë dhe i përzieni mirë.

Më pas e pini këtë përzierje.

Mund ta përdorni 2-3 herë në ditë.

Ta konsumoni para shujtave ose para se të shkoni në gjumë.

Çaji nga xhenxhefili

Nëse dëshironi të hiqni fryrjet në stomak, që përcillet së bashku edhe me të djegurat në gjoks, vetëm përgatitni një gotë çaj nga rrënjët e xhenxhefilit. Nëse fryrjet dhe të djegurat janë shndërruar në një rutinë te ju, atëherë pini një gotë çaj xhenxhefili çdo herë para shujtave.

Përbërësit:

Rrënjë xhenxhefili të freskët- 1-2 centimetra

Ujë – gjysmë gote

Përgatitja:

Pastroni rrënjën e xhenxhefilit dhe e copëtoni në pjesë.

Ato pjesë i vendosni në një gotë me ujin e vluar.

Përsëri e vloni.

E përzieni dhe e lini për 10-15 minuta.

Ta pini këtë çaj 20-25 minuta para shujtave.

(Kosova Sot)