Si të parandalohet kariesi?

Ashtu si shumë funksione të tjera në trupin tonë, shëndeti oral mbështetet në masë të madhe kryesisht në bakteret. Ka miliona baktere që jetojnë në gojët tona, disa janë të mira dhe disa janë të këqija. Nuk ka asnjë mënyrë që mund të eliminojë plotësisht bakteret e këqija të gojës, por numri i tyre mund të kufizohet me pastrimin e rregullt të dhëmbëve.
Për të bërë që dhëmbët tuaj të mbesin të shëndetshëm për aq kohë sa të jetë e mundur, është e nevojshme që t’i përmbaheni disa rregullave të thjeshta. Sigurisht, gjenetika luan një rol mjaft të madh dhe kështu disa njerëz në mënyrë natyrale kanë smalt të fortë, ndërsa të tjerët thjesht kanë rritjen e numrit të baktereve të këqija. Duhet të theksohet se kariesi është “ngjitës”, kështu që bakteret e këqija mund të kolonizohen nga një gojë në tjetrën.
Mënyra më e lehtë për të zvogëluar kariesin është pastrimi i dhëmbëve me kujdes, menjëherë pas ngrënies së ushqimit. Gjithashtu kufizimi i sheqernave dhe karbohidrateve do të përmirësojë në masë të madhe shanset tuaja për ruajtjen e një smalti të fortë. Nëse nuk jeni në gjendje që të pastroni dhëmbët, të paktën përtypni çamçakëz pa sheqer, pasi kjo do të stimulojë prodhimin e pështymës (pështyma neutralizon acidet) dhe pini ujë për të shpërlarë grimcat e ushqimit.
Limitoni marrjen e ushqimeve dhe pijeve të tharta, të tilla si: frutat, agrume, kurse nëse keni zbaticë acidi, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun. Çdo lloj i pijeve të gazuara, madje edhe lëngu i thjeshtë gërryen smaltin dhe në qoftë se nuk mund të hiqni dorë, atëherë të paktën konsumoni ato nëpërmjet një pipëze, për të kufizuar ekspozimin ndaj dhëmbëve.
Nëse keni dëme të dhëmbëve të shkaktuara nga acidet, fluori mund të ndihmojë në forcimin e smaltit. Kur është fjala për shëndetin oral, ka shumë gjëra që mund të bëni. Prishja e dhëmbëve është një pjesë e jetës dhe plakjes, por kujdesi cilësorë dhe pastrimi i dhëmbëve mund të kontribuojë ndjeshëm në shëndetin oral.