Si të parandalohen simptomat e para të ftohjes?

Pini një gotë me ujë për çdo një ose dy orë në ditë dhe do të mposhtni simptomat e të ftohtit. Me hidratimin e organizmit do të luftoni në mënyrë më efektive kundër simptomave të para të ftohjes.
Në pyetjen se si të parandalohen simptomat e para të ftohjes, ekspertët dhanë përgjigjen e tyre “unanime”. Pirja e sasive të mëdha të ujit ka një efekt më të madh sesa tabletat e zinkut, konsumimi i supës së pulës, inhalimi dhe spreji për hundë. Siç rekomandojnë ekspertët, filloni të konsumoni sasi të mëdha të ujit që në dhimbjen e parë të fytit dhe kur rrjedhin hundët në mënyrë intensive.
Por nuk duhet tepruar me konsumimin e ujit. Pini një gotë me ujë për çdo një ose dy orë në ditë dhe do të mposhtni simptomat e të ftohtit. Me hidratimin e organizmit do të luftoni në mënyrë më efektive kundër simptomave të para të ftohjes, sepse trupi do të prodhojë mukozë që do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga sulmet e viruseve. Siç theksojnë ekspertët, kjo nuk do të arrihet në qoftë se trupi nuk ka siguruar furnizim të qëndrueshëm të fluideve. Me hidratimin e trupit filloni që tani.
Për fillim përpiquni të siguroni edhe të paktën 7 deri në 8 orë gjumë. Kjo periudhë e gjumit do të ndihmojë në procesin e hidratimit. Gjumi ndihmon mukozën të nxjerrë viruset nga trupi, por një shpjegim i thjeshtë është se kur flini trupi juaj mund të drejtojë energjinë drejt sistemit imunitar, gjë që nuk është rasti në gjendjen e zgjuar, shpjegojnë ekspertët.