Si të ngroheni gjatë dimrit?

Shall, kapelë, doreza, pizhame, çizme, çorapë të trasha dhe të thella, pallto e dimrit. Të gjitha këto i posedoni, por edhe më tutje kurrsesi të ngroheni. Ju sjellim këshilla se si ta ngrohni organizmin në hapësira të mbyllura dhe të hapura, dhe kështu e përmirësoni qarkullimin e gjakut.
Verë e zier
Përbërësit:
– 1 pako rrënjë kanelle
– 1 litër verë të zezë
– 7 karafil
– 150 – 200 ml ujë
– 5–7 lugë sheqer sipas dëshirës
– lëvore portokalli
Përgatitja:
Në ujë e tretni sheqerin fillimisht, më pas shtoni kanellë, lëvoren e portokallit dhe karafilat, dhe e zieni mesatarisht derisa gjysma e ujit të avullohet. Hidhni verën dhe e ngrohni deri të vlojë. Vera e zier të shërbehet në gota të ngrohta.
Çaji me kek xhenxhefili
Përbërësit:
– një qeskë çaji sipas dëshirës
– qumësht bimësh sipas dëshirës
– “gingerbread mix” (mund ta blini në shitoret e caktuara)
Përgatitja:
E ngrohni gotën me ujë fillimisht dhe e shtoni në gotën ku gjendet qeska e çajit. Pasi që çaji të jetë gati, pjesën tjetër të gotës e mbushni me një gotë qumësht dhe erëzoni me “gingerbread mix”
Çokollatë e nxehtë pikante
Përbërësit:
– qumështin e preferuar tuaj
– pluhur kakao pa ëmbëltues
– copëza të specave pikantë
– kanellë
– vaj mente
Përgatitja:
E ngrohni qumështin në një gotë dhe e përzieni me kakao pluhur (në fillim kakaon e hidhni në gotë për përzierje më të lehtë). Sipas dëshirës e erëzoni me kanellë, speca pikantë dhe vaj mente.
(Kosova Sot)