RCCOLA

Si të ndihmohet karateisti Elhami Shabani për Lojërat Olimpike “Tokyo 2021” ?

/ 4 minuta lexim

Njëri ndër sportistët më të mirë gjilanas e kosovarë pas luftës, karateisti Elhami Shabani anëtar i klubit të karatesë “Emperors” të Gjilanit, i cili plot 16 herë është shpallur kampion i Kosovës gjerë 75kg është para realizimit të ëndrrës së tij për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Tokyo 2021”.

Në shumë shtete evropiane e botërore për një konditat potencial që merr pjesë në Lojërat Olimpike shteti investon para të panumërta që sportisti i tyre në mënyrë dinjitoze ta paraqet shtetin e tyre në këtë element të garave. Por, në shtetin e Kosovës këto kritere nuk përfillen sa duhen, duke i anashkaluar sportistët e saj me “lëmoshë”

Karateisti Elhami Shabani i cili është bursistë i Komitetit Olimpik i cili merr nga 100 euro në muaj për përgatitjet për Lojërat Olimpike është më shumë se qesharake, ndërsa dy muaj para Lojërave Olimpike ky komitet e ka ngritur këtë shumë në 250 euro, kjo shumë nuk i plotëson kushtet për një sportist as edhe 10%.

“Tani e një vit jam duke ushtruar në mënyrë intensive për Lojërat Olimpike, por kushtet janë tejet të vështira pasiqë për tu përgatitur për Lojërat Olimpike duhet ushtrime dhe disiplinë e madhe, për tu arritur këto shpenzimet janë tejet të mëdha, me 100 euro në muaj nuk e di se si mundet të përgatitet një konditat për Lojërat Olimpike, ndërsa garuesit evropian e botëror për Lojëra Olimpike shteti i tyre ju ndanë me qindra mija euro, ne që në fillim nuk jemi të barabartë me kundërshtarët tonë dhe ky është një minus i madhe tek ne, por në fund dua ta falënderojë Komunën e Gjilanit e cila në vitin e kaluar i ka ndarë 500 euro për përgatitjet e mija”, ka bërë të ditur 16 herë kampioni i Kosovës, Elhami Shabani.

Mobi Casa

Karateisti Elhami Shabani para Lojërave Olimpike do ti ketë tri sfida të mëdha për të plotësuar normën Olimpike, nga 30 prilli gjerë me 2 maj do të jetë në garën e madhe në Lisbonë të Portugalisë, nga 19-23 maj do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian në Poreq të Kroacisë, ndërsa nga 11-13 qershor do të jetë në turneun më të madh të karatesë në Paris të Francës.

“Janë këto tri gara të mëdha të karatesë në të cilat do të ndeshem me karateistët më të fortë, njeherit nga këto tri turnire të mëdha evropiane mblidhen pikët për normën Olimpike për të marrë vizën për Tokio të Japonisë. Për tu ballafaquar me këta kundërshtarë duhet stërvitje të jashtëzakonshme por për shkak kushteve ato po mungojnë dhe kjo është pa fajin tim, andaj kërkojë nga bizneset e ndryshme të na dalin në ndihmë në mënyrë që të jemi të përgatitur ta përfaqësojmë shtetin e Kosovës në garën më të madhe të sportit botëror në Lojërat Olimpike, paraprakisht i falënderoj të gjithë ata që na dalin në ndihmë ata përpos që do të më nderonin mua ata do të nderonin edhe shtetin e Kosovës që një sportist ta prezantojë shtetin e tyre në Lojërat Olimpike”.

Karateisti Elhami Shabani me kushtet e tij çdo ditë bën përgatitje gjerë në 4 orë, andaj duhet bërë apel që të gjitha bizneset në Komunën e Gjilanit këtë sportist shembullor ta ndihmojnë për synimin e tij jetësor drejt Tokios së Japonisë./rajonipress/