Uji Dea

Si të mos e teproni me ushqim

/ 2 minuta lexim

Njëra ndër mënyrat që të hani më pak është që të hani “me vetëdije”, d.m.th. të mendoni rreth çdo kafshate, shijes dhe aromës së saj. Ja disa sekrete se si të hani më pak.

1. PIRUNI ANASH

Midis çdo kafshate, lëshojeni pirunin (apo lugën) anash e mos e mbani në dorë, në vend që ta mbushni ende pa e përbirë kafshatën paraprake. Nëse e “shkyçim” trurin gjatë ngrënies, atëherë lëvizjet tona bëhen automatike dhe ne, në fakt, hamë më shumë.

2. PËRGJYSMOJINI PORCIONET!

Në këtë mënyrë do ta evitoni dukurinë e “syve të uritur”. Në njëfarë mënyre, ne jemi mësuar që ta hamë tërë ushqimin që gjendet në pjatë. Për këtë shkak, më mirë është që të qesim më pak ushqim.

3. SHTYJENI KAFSHATËN E PARË!

Mobi Casa

Para se të filloni të hani, shtyjeni marrjen e kafshatës së parë, duke u përqendruar te ushqimi në tërësi. Si duket ai, çfarë arome ka… mendoni si kalon ai deri te lukthi. Kjo jo vetëm që do t’ju ngadalësojë, por do t’ju japë kohë që të ngopeni pa ngrënë tepër.

4. FIKENI TELEVIZORIN!

Është vërtetuar se, nëse hamë duke shikuar TV-në, konsumojmë 14% më shumë ushqim sesa kur hamë me TV të fikur. 5. PINI UJË PARA BUKE! Pini një gotë ujë gjysmë ore para buke. Ndonjëherë njerëzit mund ta përziejnë ndjenjën e etjes me atë të urisë.

6. SHTRËNGOJENI GRUSHTIN!

Ndonjëherë edhe këshillat në dukje të çmendura, bëjnë punë. Kur diçka nuk duam me asnjë çmim, ne kemi zakon që ta shtrëngojmë grushtin. Provojeni që dorën tjetër, të cilën nuk e përdorni gjatë ushqimit (të majtën), ta shtrëngoni grusht në fillim të ushqimit, në mes dhe në fund të tij.