RCCOLA

Si të merreni me të djegurat e lëkurës në diell

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shumica prej nesh jemi zgjuar me lëkurë të skuqur dhe në dhimbje, si pasojë e gjumit që na ka kapur derisa jemi rrezitur. Përkundër kujdesit, shumica prej nesh nuk kemi njohuri si të merremi me të djegurat e diellit. Siç edhe të gjithë e dimë, kjo në mënyrë dramatike shton rrezikun për kancer të lëkurës.

Dr. Anjali Mahto, thotë se duhet të veprohen menjëherë, duke marrë një dozë të pilulave kundër dhimbjes dhe duke u hidratuar. Ajo po ashtu këshillon që të mos prekni flluskat e krijuara në trup, por menjëherë ta kërkoni ndihmën e mjekut, sidomos nëse ndjeni dhimbje, fryrje, turbulencë.

Uji Dea

Ajo sugjeron që të vishni rroba që i lejojnë lëkurës suaj të frymojë nëpër hapësirat kur lëkura juaj është skuqur. Analgjetikët dhe pilulat kundër dhimbjes mund të reduktojnë edhe inflamacionet e shkaktuara si pasojë e të djegurave nga dielli. Paracetamoli mund të ndihmojë te dhimbja, por jo edhe tek inflamacionet.

(Kosova Sot)