Si të mënjanojmë zakonet e këqija të të ushqyerit

Identifikoni shprehitë e të ngrënit
Për të zhdukur një zakon të keq dhe për të bërë ndryshime, ju më parë duhet ta identifikoni atë. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë, është të mbani një ditar të ushqimit që konsumoni çdo ditë. Kështu do të identifikoni se cilat janë ushqimet që nuk ju bëjnë mirë.
Mënyrat për të mënjanuar zakonet e këqija të të ushqyerit:
Identifikoni shprehitë e të ngrënit
Për të zhdukur një zakon të keq dhe për të bërë ndryshime, ju më parë duhet ta identifikoni atë. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë, është të mbani një ditar të ushqimit që konsumoni çdo ditë. Kështu do të identifikoni se cilat janë ushqimet që nuk ju bëjnë mirë.
Arsyetoni se pse këto zakone janë zhvilluar
ha shendetshemShumë zakone të këqija, fitohen gjatë ripërsëritjes së tyre disa herë. Por ka raste që zakonet e këqija të të ushqyerit mund të zhvillohen edhe nga stresi. Në këto raste mbani në frigorifer vetëm ushqime të shëndetshme dhe kështu nuk do të ndiheni në faj për gjërat që keni konsumuar.
Bëni një plan ushqimor
Kjo është një ndër pikat më të rëndësishme për të ndryshuar zakonet e këqija të të ngrënit. Planifikoni vaktet e ushqimit që do të konsumoni gjatë javës dhe përmbahuni vetëm tek plani ushqimor që keni krijuar.
Zëvendësoni zakonet e këqija me alternativa më të mira
Zakonet e këqija të të ngrënit mund të jenë të dëmshme jo vetëm për peshën, por edhe për shëndetin. Ja disa mënyra se si t’i zëvendësoni këto zakone të këqija:
Zgjidhni një filxhan çaji të gjelbër para çdo pije të konservuar dhe me sheqer
Fillojeni ditën me një mëngjes të pasur me fibra, proteina dhe të ulët në karbohidrate.
Pini ujë në mënyrë të mjaftueshme
Hani në mes të çdo vakti ndonjë frut ose perime.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi