FIDANISHTJA

Si të mbroheni nga ushqimet e ndotura me baktere dhe viruse

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Si mund të infektoheni nga bakteri E.coli. Njeriu mund të infektohet prej tij që në kontaktin e parë me këtë bakter.

Mishi i grirë

Mishi i grirë, që vjen nga disa burime shtazore është një burim i mjaftueshëm i bakterit. Sipas të dhënave të AgroËeb.org, nëse mishi nuk gatuhet mirë atëherë infeksioni është i pashmangshëm.

Qumështi i papërpunuar

Qumështi jo i pasterizuar dhe i pa valuar përmban shumë baktere siç është edhe E.coli.

Bakteri mund të merret që në mjeljen e lopës ose deles.

Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet mund të ndoten nëse kanë rënë në kontakt me ujë të ndotur me E.coli.

Pije dhe ushqime të tjera

Këtë bakter mund ta merrni edhe nga lëngjet jo të pasterizuara të frutave, kosi dhe djathi i bërë nga qumështi i papërpunuar.

Uji

Uji i ndotur i pishinave, liqeneve ose pellgjeve, që bie në kontakt me rrugët e frymëmarrjes mund të shkaktojë infeksion nga E.coli

Lexoni edhe:
Dhurata Dora me ‘sabah’, thotë: ‘Hajde t’qafi’

Pajisjet E Kuzhinës

FIDANISHTJA

Njeriu mund ta ndosë vetë ushqimin në kuzhinën e tij duke përdorur pajisje, me të cilat më parë është prekur mishi i pagatuar, siç është pula.

Si të mbroheni nga bakteri E.coli

Më poshtë do të gjeni të listuara disa udhëzime, që mund të rrisin aftësitë mbrojtëse kundër këtij bakteri.

Këshillohet që të lani sipërfaqet dhe pajisjet e kuzhinës me ujë të nxehtë.

Larja e duarve duhet bërë përpara dhe pas gatimit ose ngrënies së ushqimit.

Fërkojini perimet mirë dhe lajini me ujë të bollshëm dhe sodë buke.

Mishin mbajeni në një zonë të distancuar nga ushqimet e gatshme për konsum.

Ushqimet, që prishen shpejt duhen futur menjëherë në frigorifer.

Shmangni lëngjet jo të pasterizuara të bulmetit.

Gatuani ushqimet në temperaturën e duhur.

Temperatura minimale e gatimit të mishit të viçit, derrit, qingjit duhet të jetë 70 gradë e sipër.

Ato duhen servirur të paktën 3 minuta pas gatimit.

Temperatura e gatimit të mishit të grirë duhet të jetë 70 gradë.

Mishi i shpendëve duhet gatuar minimalisht në një temperaturë prej 75 gradësh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.