ARKATANA

Si të mbroheni nga infeksionet e ujit gjatë pushimeve verore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Uji i detit e në veçanti ai i liqeneve është i pasur me mikroorganizma, një pjesë e të cilave mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Ne ju sjellim disa këshilla se si mund të mbroheni nga infeksionet e ujit gjatë verës.

Kur niseni në pushimet qoftë në det, liqen apo pranë ndonjë lumi, ju drejtoheni atje për të kaluar momente të mira. Por shpesh ato nuk përfundojnë siç ne duam. Infeksionet gjatë larjes në këto ujëra janë të shpeshta. Për t’ju ndihmuar që t’i shmangi ato, ne u sjellim disa këshilla të ekspertëve amerikanë.

Përpiquni të mos e pini ujin kur jeni në pishina ose në det. Kurrë mos e pini ujin e pazier as nga burimi ose nga lumi. Ai mund të duket i pastër, por ju duhet të keni parasysh se kafshët e egra pinë nga këto vende dhe mund të zbrazin nevojën e tyre në ato vende.

Uji Dea

Uji i freskët nga lumenjtë dhe liqenet mund të përmbajë leptospirozë, një lloj baktere që gjendet në urinën e gjitarëve. Ky infeksion mund të shkaktojë temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh te njerëzit, por zakonisht është i mjekueshëm.

Një kërcënim tjetër, edhe pse i rrallë por vdekjeprurës, është ameba (Naegleria fowleri). Për të ulur rrezikun tuaj, mos kërceni me këmbë në liqene të ngrohta, të fjetura. Duke bërë kështu ju mund ta shtyni ujin të depërtojë lartë përmes hundës tuaj, duke i dhënë amebës mundësi që të depërtojë në trurin tuaj.

Infeksionet nga bakteret dhe parazitët janë një problem më i vogël në ujërat e kripura, por ju duhet të qëndroni larg detit nëse keni ndonjë plagë ose prerje e cila mund të infektohet. Ju po ashtu duhet të keni kujdes nga kandilat e detit. Disa prej tyre mund të jenë të gjatë me metra, andaj nuk preferohet të futeni thellë në ujë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.