Eko Higjiena

Si të luftohet ekonomia joformale?

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Raif Ramabaja – Disa e quajnë ekonomia e zezë, disa ekonomia e egër, disa ekonomia gri, disa ekonomia informale, disa ekonomia joformale, e tani e kanë pagëzuar edhe me një emër të ri, ekonomia jashtëligjore. Këto janë fjalë – sinonime për të njëjtën çështje: bërja e biznesit jashtë formularëve të përcaktuara nga shteti, me qëllim të ikjes nga pagesa e obligimeve ndaj shtetit.

Sipas deklaratave të zyrtarëve të MEF-it po del që ekonomia joformale gëlltit diku rreth 30 % nga GDP-ja e Kosovës, e që i bie që shteti i varfër i Kosovës të dëmtohet në vit për 400-500 milion €. Por, me këtë dëmtohen edhe shumë biznese të cilat me rregull i përmbushin obligimet ndaj shtetit, e krejt në fund dëmtohen edhe konsumatorët.

Po ashtu raporti i MEF-t mbi të hyrat e realizuara në periudhën e kaluar /2015 nga ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, se ka rritje për 13 % të të hyrave nga tatimi dhe 9 % nga dogana, tregojnë se diçka ka lëvizur për s’miri në këtë drejtim, pa hyrë në analiza më detale. Por, të gjithë pajtohemi se kjo nuk mjafton, e në anën tjetër,as një shtet nuk arrin që 100 % ta luftojë ekonominë joformale.

T’i kemi sot në buxhetin e Kosovës edhe 300-400 milion euro më shumë mjete financiare është punë e madhe

Uji Dea

Jam i mendimit se duhet hartuar një strategji të kjartë për t’a luftuar këtë fenomen shoqëroro-ekonomik. Për ta bërë këtë na nevojitet t’i hulumtojmë shkaqet dhe kanalet që mundësojnë zhvillimin e ekonomisë joformale. Kjo strategji sa do që të jetë perfektë në qoftë se nuk zbatohet ndaj të gjithëve, do të na qojë në mossukses.

Shtrohet pyetja a kemi bërë analizë të duhur se pse një numër jo i vogël i bizneseve janë të prirë që t’i ikin pagesës së obligimeve ndaj shtetit ? A po zhvillohet ekonomia joformale më shumë rrugëve formale para syve tanë, apo rrugëve tjera dhe se a ka edhe kjo punë lidhje me krimin. Pse disa nga naftëtarët ende nuk janë obliguar të pajisën me arka fiskale, ndërsa një shitore e rëndomtë është pajisur,cilat masa ligjore janë ndërmarrë ndaj tyre? Pse shumë biznese tjera (depotë e materialeve ndërtimore, estrada muzikore etj) nuk lëshojnë kupona fiskal, ose lëshojnë kupona të rrejshëm ? Pse shumë biznese nuk i kanë të lajmëruar më shumë se gjysmën e të punësuarve në ATK ? Sa inspektorët tatimor dhe doganierët janë profesional dhe kompetent për ushtrimin e detyrës së tyre? A ka edhe aty që dikush të mos jetë në nivel të detyrës apo ndoshta ka konflikt interesi? ATK-ja të kenë degët e tyre të përhershme edhe nëpër komuna jashtë qendrave regjionale dhe mundësisht të merren vetëm me punët e tyre zyrtare, e jo me udhëheqjen e kontabilitetit nëpër shumë firma. Ekonomia joformale nuk luftohet vetëm me fjalë apo deklarata nëpër media. Shteti po vidhet pra para syve tonë.

Mos pagesa e tatimit ndaj shtetit në të vërtet është krim dhe të gjithë e dimë se në shtetet demokratike kjo vepër është rreptë e dënueshme. Për mospagesë të tatimit para drejtësisë kanë dalë shumë firma dhe burrështetas të këtyre vendeve dhe janë dënuar nga drejtësia e tyre me disa vite burgim. Andaj, në Kosovë duhet ngadalë por sigurt t’i eliminojmë dhe ndërpresim të gjitha këto rrugë që mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike joformale. E kjo behët me një angazhim maksimal të të gjithë atyre që paguhen për këtë punë, ngritjen e disiplinës financiare dhe me zbatim pike për pike të Ligjit ndajë të gjithëve që në mënyra të ndryshme i ikin pagesës së tatimit ndaj shtetit. Por masa ligjore e disiplinore duhet të ndërmerren edhe ndaj personave që nuk e zbatojnë Ligjin ose e zbatojnë atë në mënyrë selektive. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.