United Hospital

Si të lëvizin luginasit të cilët nuk kanë letërnjoftime, cili është numri i tyre personal?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – 21 vjet më parë një numër i madh i luginasve u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe u vendosën në Kosovë, pasiqë regjimi kriminal serb ua bëri të pamundshme jetën e tyre në trojet e veta. Këta qytetarë u vendosën në Kosovë ku edhe filluan jetën e tyre nga e para ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Pos problemeve të mëdha ekonomike ata u përballën edhe me një problem edhe më të madh e banal siç mos pajisja me dokumente identifikimi. Ky problem, tash e sa vite nuk po gjen zgjidhje. U janë dhënë disa letërnjoftime të përkohshme, por kjo nuk ka sjellur ndonjë zgjidhje të kënaqshme, edhe pse me insistimin e ish- zv ministrit të brendshëm z. Izmi Zeka është krijuar baza ligjore.

Uji Dea

Tani në kohë pandemie është telashe e madhe mungesa e dokumenteve të identifikimit për këta banorë, pasiqë lëvizja e qytetarëve me rregullat e reja të qeverisë bëhet me dokumente identifikimi, përkatësisht me numër personal. Shumë prej tyre nuk kanë fare letërnjoftim as të Kosovës e as të Serbisë, apo ndonjëri prej tyre mund të ketë ndonjë dokument me afat të skaduar. Kërkojmë nga qeveria që të ndërmarrë hapa të shpejtë në krijimin e një mundësie ligjore që edhe këta qytetarë të kenë një kohë kur mund të dalin për nevojat e tyre të përditshme, përndryshe ky penalizim atyre do t’ua vështirësojë edhe më tepër jetët e tyre ka thënë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes ”Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.