ARKATANA

Si të kuptoni që niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndonëse sëmundja e diabetit është më e njohura dhe e përhapura për sa i përket niveleve të sheqerit në gjak edhe e kundërta e saj ekziston.

Hipoglicemia është sëmundja që prek gjithashtu nivelet e sheqerit në gjak, duke i ulur ato poshtë normave të nevojshme për mirëfunksionimin e organizmit.

Shkaqet për zhvillimin e kësaj sëmundje mund të jenë të shumta duke filluar që nga diabeti vetë.

Personat që kurohen nga diabeti për të ulur nivelin e lartë të sheqerit në gjak duhet të bëjne kujdes, pasi trajtimet e forta mund të ulin më shumë nga sa duket nivelet e sheqerit në trupin e tyre.

Gjithashtu një sërë sëmundjesh të tjera që nuk lidhen aspak me diabetin mund ta shkaktojnë këtë problem.

Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguara disa nga simptomat më të zakonshme që sheqeri i ulët në gjak shkakton.

Simptomat e hipoglicemisë

Kjo sëmundje ndahet në dy faza ku e para shfaqet pak orë pasi keni ngrënë ndërsa e dyta pasi keni marrë ndonjë ilaç.

Disa nga simptomat që mund të ndjeni në lidhje më këtë problem janë: uria e tepërt, dridhje të trupit pa shkak, ankth, djersitje, zverdhje e fytyrës, rrahje të çrregullta zemre, pagjumësi, marramendje, irritim.

Eco Higjiena

Teksa kjo gjendje e trupit avancon mund të ndeni edhe simptoma më të rënda siç janë gjendja e të fikëtit, turbullimi i shikimit apo konfuzimi i mendimeve.

Nëse ndjeni se po i përjetoni disa nga këto simptoma apo shumicën prej tyre me shumë mundësi vuani nga hipoglicemia.

Kjo do të thotë se nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë më të ulëta se 70mg/dl.

Çfarë duhet të kini parasyshKini kujdes me mediakamentet që përdorni, sidomos nëse stimulojnë prodhimin e insulinës.

Insulina njihet si motori që ndihmon trupin të djegë sheqerin dhe t’i dhurojë energji trupit. Mbiprodhimi i saj mund të shkaktojë probleme në organizëm.

Nëse nuk vuani nga diabeti kujdesuni që të keni një dietë të larmishme dhe të pasur me fruta, perime, karbohidrate dhe proteina.

Konsumoni mish pule, peshk dhe perime të stinës për vakte të shëndetshme që mbajnë trupin në balancat e duhura.

Gjithnjë këshillohuni me një mjek specialist në raste të përjetimit të këtyre simptomave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.